E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, mesazh Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar: Të rrisim lidhjet tona

Tiranë, 12 Maj 2010 NOA - Kryeministri Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, me rastin e emërimit në këtë detyrë. Në këtë mesazh, Berisha shprehet se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur ti konsolidojë edhe më tej marrëdhëniet e mira e miqësore, si dhe ta intensifikojë e ta thellojë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti atë ekonomik e tregtar, dhe promovimin e investimeve të ndërsjella, në dobi të interesit më të mirë të të dyja vendeve e popujve.

Më poshtë vijon mesazhi i plotë:

I nderuar Zoti Kryeministër,

Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e emërimit tuaj Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, tju përcjell, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, si dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses të plotë në misionin fisnik përpara jush.

Fitorja Juaj në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe krijimi i qeverisë së koalicionit përbëjnë një kthesë historike për Partinë Konservatore, por, njëkohësisht, edhe një ngjarje të shënuar për konservatorizmin në mbarë botën. Me këtë rast, dëshiroj tju shpreh edhe një herë mirënjohjen për mbështetjen e përkrahjen që Partia Konservatore i ka ofruar Partisë Demokratike të Shqipërisë, që me krijimin saj dhe në vijimësi. Partia Konservatore, si njëra ndër aleatet më të ngushta, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet tona fillimisht për rindërtimin e demokracisë e të shtetit ligjor në Shqipëri, bazuar në ekonominë e tregut të lirë, e më pas për konsolidimin e institucioneve dhe për integrimin e shpejtë në NATO e në Bashkimin Europian të Shqipërisë.

Dy vendet tona ruajnë marrëdhënie shumë të mira, të bazuara në ndjenjat e miqësisë tradicionale ndërmjet të dy popujve e kombeve tona dhe po zgjerojnë përditë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Mbretëria e Bashkuar mbështeti fuqishëm anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vazhdon të përkrahë të gjitha hapat e vendit tim, në kuadër të projektit tonë madhor kombëtar, anëtarësimit të plotë në BE. Duke ju shprehur edhe një herë mirënjohjen për këtë mbështetje, gjej rastin tju siguroj se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur ti konsolidojë edhe më tej marrëdhëniet e mira e miqësore, si dhe ta intensifikojë e ta thellojë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në veçanti atë ekonomik e tregtar, dhe promovimin e investimeve të ndërsjella, në dobi të interesit më të mirë të të dyja vendeve e popujve.

Me sigurimet e konsideratës sime më të lartë,

Juaji

Sali Berisha

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›