E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, mesazh Ramës nga Lezha: Më nderon fakti që ti nuk i njeh zgjedhjet

Lezhë, 30 nëntor NOA Fakti që kreu i Partisë Socialiste nuk i njeh zgjedhjet e 28 qershorit, nuk është shqetësues për kryeministrin, përkundrazi, ai është i nderuar nga ky refuzim.

Deklaratën, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e bëri sot në Kuvendin e Partisë Demokratike në Lezhë ka tha se mosnjohja e zgjedhjeve nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e nderon.

Mosnjohja e zgjedhjeve nga Edi Rama, më nderon. Unë i them Edi Ramës, kurrë mos i njih zgjedhjet. I them Edi Ramës, ti, ke lustruar bustet e Enver Hoxhës tërë fëmijërinë tënde dhe ke të rrënjosur mendësinë e bllokmenit, deklaroi Berisha.

Më tej, ai tha se zgjedhjet e 28 qershorit janë të bekuara dhe theksoi se ato u certifikuan nga opozita.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve u firmos nga 18 mijë komisionerë të Partisë Socialiste, tha më tej Berisha.

Arritja më e madhe në karrierën time janë padyshim këto zgjedhje. Ne, ia dolëm të votonim me dinjitetin më të madh. Tani, ne i lëmë shqiptarëve një trashëgimi të shkëlqyer, - theksoi në vazhdim Berisha.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›