E Diel, 1 Nëntor 2026

“Berisha mori garanci se e kontrollon Këshillin Kombëtar”/ Kthupi: Nëse ka atë strukturë, kontrollon partinë

Juristi Rezart Kthupi u shpreh se Sali Berisha me mbledhjen e zhvilluar në PD, mori garanci se e kontrollon Këshillin Kombëtar dhe kjo sipas tij e bëjnë të mos shqetësohet për lëvizjet e Ervin Salianjit.

Kthupi shtoi se sa kohë Berisha e ka të garantuar shumicën e Këshillit Kombëtar, nuk ka pse të shqetësohet..

“Doktori pasi ka parë mbledhje e Këshillit Kombëtar ka marrë garanci që të paktën atë strukturë e kontrollon. Ajo është struktura që vendos dhe nëse kontrollon atë strukturë t’i kontrollon partinë. Pra e vetmja mënyrë për ta vërtetuar ishte pjesëmarrja.  Sa kohë ka garantuar e ka shumicën e Këshillit Kombëtar është e këto të vazhdojë betejën me Salianji. Berisha e mori garancinë që kontrollon Këshillin Kombëtar”, tha ai.

/abcnews.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›