E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kukës: Do të rrisim investimet në zonat rurale

Në këtë vizitë në Kukës, kryeministri Berisha shoqërohej nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi, deputetët Flamur Noka dhe Fatos Hoxha si dhe drejtues të pushtetit lokal. Pas prerjes së shiritit të përurimit në vendin ku nis rruga, Berisha  përshëndeti banorët e ardhur nga  qyteti i Kukësit dhe  fshatrat e Gorës, duke i falenderuar për mbështetjen e dhënë PD-së, në fitorën e 28 qershorit.

Kryeministri Berisha, premtoi  rritjen e investimeve në krejt Qarkun e Kukësit.  "Rikonstruksioni i kësaj rruge është i domosdoshëm për këtë zonë me resurse të mëdha turistike dhe të prodhimit të patates dhe të kulturave të tjera bujqësore dhe për zhvillimin e blegtorisë,"  theksoi  Berisha.

Ai tha se, Qeveria do të rrisë investimet edhe në ndërtimin e veprave ujitëse, në rritjen e prodhimit bujqësor e blegtoral me synimin që "jeta e banorëve edhe të këtyre zonave të largëta rurale të përmirësohet". Për rikonstruksionin e rrugës Kukës – Shishtavec, 37 kilometra, buxheti i shtetit ka akorduar një fond prej rreth 5 miliard lekësh. Rikonstruksioni tërësor i kësaj rruge, përfshin zgjerim të trasesë, ndërtim veprash arti si dhe asfaltim. Të gjitha punimet parashikohet të përfundojnë në fund të vitit të ardhshëm.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›