E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja "rekordmene" në BE; katër milionë të papunë

''Në fund të muajit qershor rreth 4,137 milionë persona rezultuan të papunë'', sipas institutit kombëtar të statistikave (INE).

Kjo shifër tregon një ulje të rritjes së papunësisë, që ishte më e lartë mes dhjetorit dhe marsit kur përqindja shkoi nga 13,91 për qind e popullsisë aktive në dhjetor në 17,36 për qind në muajin mars.

Shifrat e publikuara çdo muaj nga Ministria e Punës tregojnë që numri i të papunëve ka qenë në rënie gjatë muajit maj dhe qershor, për herë të parë që prej një viti.

Qeveria socialiste theksoi në qershor se viti 2009 do të mbyllet me një përqindje papunësie 17,9 për qind dhe që do të rritet në 18,9 për qind në 2010-n.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›