Berisha nderon efektivin e FNSH-së

Kryeministri Berisha ka nderuar sot efektivin e FNSH-së i cili mori flamurin e flakur në tokë nga një demonstrues dhe e mbajti atë në dorë.
Duke e cilësuar si mjaft solem veprimin e efektivit të policisë, kryeministri Berisha theksoi se efektivi mbrojti flamurin e të gjithë shqiptarëve.
“Një horr që për leckë i vërviti tek këmbët flamurin efektivi e mori dhe e mbrojti atë. Flamuri ynë është flamuri me të cilin prehen të gjithë ata që kanë luftuar për Shqipërinë, është flamuri që në dallim nga kombet e tjera ky flamur edhe himnin e kombit e ka të qëndisur rreth tij” theksoi Berisha.
Ai duke iu drejtuar efektivit të FNSH-së theksoi se është i bindur se sot çdo shqiptar kudo që ndodhet do të donte të kishtë mundësi ta përqafonte atë.