Berisha: Ëndrra ime, gol DanimarkësSulmuesi i AC Horsens për ekstrabladet.dk: “Unë dëshiroj të shënoj gola, ashtu siç kam bërë edhe për Horsens. Ëndrra ime më e madhe është të shënoj kundër Danimarkës në Parken”.

Shqipëria e Danimarka do të përballen të mërkurën për kualifikueset e Kupës së Botës, ndërkohë që “djemtë kuq e bardhë” të Morten Olsenit, nuk janë të sigurt për fitoren. Të paktën, kështu i ka paralajmëruar përmes gazetës së madhe daneze “Ekstrabladet”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha, i cili luan në kampionatin danez.
“Ne jemi shumë të motivuar, edhe pse e dimë së përballë do të kemi një ekip të mirë. Ne jemi një vend i vogël, por ne do të përpiqemi të krijojmë përshtypje të mirë në ‘Parken Stadium’.
“Sigurisht që me jep mua personalisht një avantazh për shkak të njourive që kam për futbollin danez. E di se ekipi Kombëtar është një skuadër e fuqishëm me shumë lojtarë me përvojë e lojtarë të talentuar, por unë dua të theksoj edhe pse ne nuk mund të kemi lojtarë me profil të lartë, në ndeshjen e kthimit ne do të luftojmë për çdo top”, - tha sulmuesi i AC Horsens për ekstrabladet.dk menjëherë pas seancës së parë stërvitore të Kombëtares sonë në Danimarkë.
Berisha pranoi se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Besarti pohoi se ai ndihet shumë mirë fizikisht dhe ka një parandjenjë se Shqipëria do të kthehet në shtëpi me pikë nga Danimarka.
“Unë dëshiroj të shënoj gola, ashtu siç kam bërë edhe për Horsens. Ëndrra ime më e madhe është të shënoj kundër Danimarkës në Parken”.
E Marte, 31 Mars 2009