Solbaken: “Danimarka, favorit i qartë për finalet e Botërorit”Trajneri i Kopenhagenit: “Do të ishte çmenduri po të mos kualifikoheshim”. Tekniku danez e përjashton mundësinë Portugalisë për të zënë vendin e parë

Trajneri i klubit të njohur danez në arenën ndërkombëtare, FC Kopenhagen, Stal Solbaken, e shikon Danimarkën si një favorit të qartë për të qenë në finalet e Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”. Deklarata është bërë në gazetën e njohur sportive daneze “Tipsbladet”.
Danimarka fitoi 3-0 kundër Maltës në ndeshjen e fundit, dhe aktualisht ka katër pikë më shumë se Portugalia e Suedia (të dyja nga 6). Suedia e Portugali barazuan për herë të dytë midis tyre pa gola, dhe rezultati shkoi në favor të Danimarkës e Hungarisë, që bashkëkryesojnë me nga 10 pikë.
“Danezët do të bënin një gabim trashanik e tifozët do të çmendeshin, nëse skuadra nuk do të arrinte të luante në Kupën e Botës. Suedia ka humbur pikë me Shqipërinë dhe ka luajtur dy herë kundër Portugalisë, kështu që Danimarka është favorite e qartë e grupit. Me një fitore kundër Suedisë qershorin e ardhshëm, të cilën unë do ta shikoja si të mundshme besoj se do t’ia dalim”, - citohet Solbaken nga sporten.dk.
Trajneri i Kopenhagenit pohoi se nuk e shihte aspak Portugalinë si kandidate për vendin e parë në grupin 1 kualifikues. Solbaken pohoi se pjesëmarrja e Danimarkës në finalet e Kupës së Botës do të ishte shumë mirë edh epër lojtarët që ai drejton.
E Hene, 30 Mars 2009