E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Berat, përuron rikonstruksionin e rrugës Pal Golemi

Berat, 29 Maj, NOA Kryeministri Berisha ka realizuar sot një vizitë në Berat, ku përuroi përfundimin e rikonstruksionit të rrugës Pal Golemi, investim i buxhetit të shtetit me vlerë rreth 40 milion lekë.

Duke u përshëndetur përzemërsisht me banorët e Beratit dhe duke i uruar për rrugën e re, ai i siguroi ata se qeveria do të bëjë çdo investim, për të modernizuar infrastrukturën e tij dhe rritur standardet, që ky qytet ta përfaqësojë me dinjitet Shqipërinë në botë.

Ky është një investim i qeverisë në infrastrukturën e qytetit të Beratit, qytet, i cili u përjetësua me regjistrimin e tij në një nga 200 qendrat më të çmuara të trashëgimisë kulturore botërore. Kjo rrugë është një investim prej rreth 40 milion lekë, me ndriçim dhe trotuare, në një nga lagjet më të skajuara të qytetit. Jam sot, këtu për tu angazhuar se qeveria do të bëjë të gjitha investimet në këtë qytet, që të përfaqësojë me dinjitetin më të madh Shqipërinë, u shpreh kryeministri.

Më tej, ai u bëri apel qytetarëve të Beratit për të ruajtur dhe konsoliduar tiparet dhe vlerat që ky qytet mbart dhe përfaqëson.

Jam këtu, gjithashtu, - u shpreh kryeministri - për tju bërë një thirrje më vëllazërore të gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të këtij qyteti, që të bëjnë çdo përpjekje për mirëmbajtjen e tij, pasi vizitorë nga mbarë bota vijnë këtu dhe ne duhet të përfaqësohemi me standardet më të larta të mbrojtjes së mjedisit, të pastërtisë, të rregullit. Ndërtimi i Boshtit të Jugut do ta bëjë Beratin një qytet që do të kapet nga turistët nga të gjitha drejtimet, nga Tirana, nga Saranda, nga Durrësi. Rëndësi të jashtëzakonshme ka që ky qytet, siç e lanë ata që e ndërtuan, me tiparet e tij, ku spikat bardhësia, e pastërta, e kthjellëta, ku spikat shpirti qytetar, ti ruajë këto standarde në interesin më të mirë të tij.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›