E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Bruksel në takimin e Partive Popullore Europiane

Kryeministri Berisha ne Bruksel do të marrë pjesë në samitin krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP). 

BRUKSEL-Kryeministri Sali Berisha zhvillon sot një vizitë në Bruksel. Burime zyrtare nga Këshilli i Ministrave bëjnë me dije se Berisha do të marrë pjesë në samitin krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian, pjesëtarë të grupit të Partive Popullore Evropiane (EPP).
Dje kryeministri Berisha ndodhej ne Gjermani ku mori pjesë në konferencën me temë “Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer. Ai prezantoi në konferencë mizoritë dhe barbaritë e regjimit komunist në vendin tonë.

(d,b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›