Berisha në Dibër: Mandatin e ardhshëm do trefishojmë investimet për fermerët

Kryeministri viziton panairin e kësaj zone
Mandatin që vjen do të jetë mandati i vaditjes, rritjes , zhvillimit të fermave shqiptare dhe i trefishimit të investimeve në këtë sektor. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës në panairin e Dibrës. Ai ka vlerësuar prodhimet e fermerëve të kësaj zone, duke i cilësuar ato të klasit botëror dhe ka garantuar se do të subvencionojë ata, në mënyrë që të rriten prodhimet vendase. “Garantoj se do të bëjmë gjithçka për një sukses në rritje të mundit dhe djersës suaj për të pesëfishuar prodhimet. Janë shumëfishuar subvencionet për fermerët e Dibrës”-deklaroi Berisha, i cili informoi se janë ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë dhe se rruga e Arbrti do ndërtohet në një kohë të shkurtër. Duke folur për marrjen e statusit kandidat kryeministri u shpreh se integrimi në BE heq vizat edhe për mallrat e fermerëve, ndërsa garantoi do të bëjë gjithçka që kjo ëndërr të realizohet “Siç u hoqën vizat për ne, njësoj do të hiqen vizat edhe për mallrat tuaja. Do lëvizin pa dogana në të gjitha qytetet e Evropës”- vijoi ai, ndërsa shtoi se statusi u bë i mundur,ngaqë u faktua serioziteti i qëndrimit tonë. “Vetëm për vizat plotësuam 120 kërkesa. Për statusin qindra të tjerë”- tha Berisha. Kryeministri akuzoi sërish opozitën që lë karriget bosh për të mos votuar ligjet e integrimit.
...