E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela ne Fiks Fare Berisha me sindromen e Gjergj Elez Alise

I ftuar në Fiks Fare me Samirin dhe Doktorin, mbrëmjen e së premtes ishte avokati i njohur dhe kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela. Meqënëse vendi është në fushatë elektorale, s’kishte si të mungonte aktualiteti politik, e sidomos fushata në kampin kundërshtar të Ngjelës, fushata e kryeministrit Berisha.

Me humor, zoti Ngjela thumboi kur tha se Berisha vuan nga ajo që ai e quajti sindroma e Gjergj Eleza Alisë… i vetëm po udhëheq fushatën e mazhorancës. Saimiri – Është kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi. Nr.7 apo jo? Spartak Ngjela, kryetar i PLD-së – Saktë nr 7. Saimiri -  Kastriot Islami, thjeshtë dua të përdor argumentin, pranoi të ishte në listat e Berishës, ju pse nuk pranuat listën e sigurtë tek Edi Rama? Ngjela – Po nuk jam Islami. Në rast se Rama do të kishte nxjerrë një listë të përgjithshme që do të thoshte Rilindja atëherë edhe mund të hyja se ishte listë e të gjithëve bashkë, ajo ishte listë e Partisë Socialiste, parti e majtë, program i majtë do thonë ky paska shkuar për një rrogë atje. Unë jam angazhuar për të rrëzuar këtë kryeministër më kuptove. S’kam lidhje fare me atë. Unë kam partinë time numri 7 jam po të më duan neëparlament votojnë gjithë njerëzit. Kontributi mund të të bëjë ministër, deputet të bën populli. E degjoni kontributi,  aftësia, intelekti mund të të bëjë ministër edhe më shumë, deputet të bën populli. Dakort jemi? Saimiri – Bukur, duhet ta kuptojmë kontributin se ky është një ngërç i madh pastaj, apo jo se puna e kontributit duhet të kuptohet… Ngjela – Ajo nuk para  kuptohet mirë. Saimiri – Ta bëra këtë pyetje për të dalë tek kjo e dyta, sepse historia jonë para 23-it tregoi se shumë kryetarë partish janeë futur nëpër këto lista ku janë të sigurtë. Nuk po t’i përmend me emra po ti i di shumë mirë, dmth që ata janë të sigurtë, dalin nëpër fushata elektorale e thonë që votoni partinë tonë, po sikur të ndodhë kjo që të gjithë të votojnë partinë që ata përfaqësojnë e të mos votojnë PD. Mos të votohet PD-ja? Ngjela – Mund te ndodh edhe kështu. Defekti ekziston, mundësia ekziston... Saimiri - Ngërçi? Ngjela –Ngërçi? E ke kapur tamam. Kanë ikur nga partia e janë futur në një strehë për të mos i kapur bomba, po është problemi që mund t’i kapë këtu bomba e t’i shtojë partia. Këtë the ti? Saimiri – Nëse nuk e voton më njeri PD, por partinë që ata përfaqësojnë. Që të flasim konkretisht Mediu thotë votoni PR, të gjithë do turren tek PR e s’do votojë kush për PD-në. Do ngelet Mediu kryetar partie jashtë. Ngjela – Po kjo mund të ndodhë. Saimiri – Avokat jemi në zgjedhje thamë nr 7. Populli i njeh njerëzit e mençur, ata që kanë kontribuar në parlamentin shqiptar. Fiton, voton populli Tiranës, merr dhe gjithandej fiton nr.7, Spartak Ngjela kryeministër… Doktori – Avash ti avash se nuk e ka menduar. E ke gjetur të papërgatitur. Ngjela – Është tepër. Me sikur e ke ti mund të ndodhi. Saimiri - Avokat dhe kolegu im më jepni dot një rezultat se si do dalin zgjedhjet? Keni parashikuar gjë?   Ngjela – Parashikuar kemi që do fitojë opozita. Saimiri –Jo jo në mënyrë të qartë dhe specifike? Ngjela –Specifike jo. Saimiri – Atëherë nuk ma përjashton dot mundësinë që Spartak Ngjela nesër mund… Ngjela – Jo jo mundësitë janë, por mund të jenë 0.000…. 1 % Saimiri – E c’rëndësi ka?! Impulsi move tha ai, e kupton. Kush jane tri aktet e para që do bëjë Ngjela si kryeministër? Ngjela – Poohh të lutem tani më mirë ta bëjmë se cfarë ka nevojë Shqipëria se nuk duhen tre akte duhen, 30 minimumi. Saimiri-  3 gjërat e para… Ngjela – Unë mendoj se të parën duhet të vendoset kontrata e punës. Një pronar sot mund të pushojë 30 veta nga puna, dakort jemi. Ju mbase jeni të sigurtë, po nuk e di ju mban profesioni unë them që ju mban kontrata, kontrata kolektive e punës. Saimiri – Më fal se të ndërpreva kur flitet për kontratën avokat, mos më kapni mua as kolegun tim se ne jemi me kontratë, kapni ndonjë tjetër… Ngjela – E rregullojnë raportin midis punës e kapitalit se është shumë i keq, e para. Akti i dytë, me dinjitetin e personit ka të bëjë prap, luftën kundër korrupsionit, ligj anti-korrupsion. Saimiri – Mendon se do ta eleminosh apo ta reduktosh? Ngjela – Është i lidhur me reformën në prokurori. Saimiri- Prokuroria është baza e gjithë kësaj? Ngjela – Po akuza. Lufta anti-korrupsion dhe rregullimi i pushtetit gjyqësor, prokuroria me gjykatat, të cilat do t’i kapë ligji për korrupsionin. Doktori – Kush t’i kapi? Ngjela – Po a thamë që do vendoset ligji? Ju thoni që nuk do vendoset kurrë ligji?! Doktori – Jo. Ngjela—Kurrë?! Vazhdojmë kështu , do t’i kemi gjykatat koorporata biznesi? Ne themi ligj anti-korrupsion do të thotë… Saimiri – Më fal, shkolla më fitimprurëse do jetë në Shqiperi po të dalësh një kështu… Doktori – Është njëherë për njëherë… Ngjela – Po një avokatja ime në zyrë më tha që i thonin studentët ja sa të dalim gjyqtarë se do pasurohemi. Saimiri- Bukur dhe e treta? Ngjela – Ja këto ishin të treja, këto kanë nevojë shqiptarët. Njëra është për dinjitetin. Mund të kem edhe 30 të tjera nuk ka rëndësi. Vazhdojmë! Saimiri – Avokat, të drejtohem me avokat se je i tillë… Ngjela – E mo se kështu më njohin… Saimiri – Jo se e kam edhe në prizmin kështu që në mbrojtjen e qytetarëve të plotë e të interesave të tyre. Mbas 23 qershorit me sikur prap, jo 100 % garanci, Sali Berisha ka nevojë për një avokat mbrojtës, do pranonit të ishit ju? Doktori – Ky është problemi… Saimiri- Për cfarëdo lloj kauze kuptohet, ndaç civile, ndaç penale, apo nuk jeni për penale? Ngjela - Jam për të tëra unë. Saimiri –Do pranonit të ishit avokat i tij? Ngjela –Jo. Doktori – Oboboboo Ngjela – Megjithëse shkel edhe profesionin, kam konflikt interesi se kemi qenë kundërshtarë. Po të mos ishim kundërshtarë do isha i detyruar ta respektoja. Saimiri – Ok e bukur kjo. Po meqë jemi tek kryeministri e njeh mireë, e njeh si kundërshtar shumë mirë, për mua je një nga njerëzit që e njeh më mirë nga gjithë të tjerët. Pse del vetëm nëpër fushata? Ngjela – Jo nuk ka dalë. Është hera e parë, por unë  e njoh. Tani e  ka kapur sindromi, me sa shoh unë, se nuk i flet as edhe një njeriu, nuk takohet me njeri, me stafin fare vetëm sa i ka marrë si kukulla mbrapa, flet të njëjtat gjera. Po ka marrë shumë fuqi përpara, e ka kapur sindromi i Gjergj Elez Alisë. Mendon se do ta nxjerri vetëm lojën. Doktori – Po Bajlozi kush është? Ngjela – Po e projekton ai, Bajlozi ne, opozita. Ai tani dhe në darkë u flet gruas, vajzës i lajnë plagët ato, njësoj-njësoj…  Të nesërmen merr topuzin. Ai është në sindromin e Gjergj Elez Alisë do ta fitojë apo jo nuk e di. Por une them që nuk ka për ta fituar. Saimiri –Jo. Ngjela – Vetëm e ka marrë përsipër në sindromë është dhe ka besuar psh , ti mendon se ai midis Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Gjergj Elez Alisë, kë mendon se është përrallë? Saimiri - Gjergj Kastriotin. E ai Gjergj Kastriotin e konsideron si përrallë? Ngjela – Kurse historinë e Gjergj Elez Alinsë, atë e di konkrete.   Saimiri – Avokat Faleminderit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›