E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Durrës: Punësimi i të rinjve dhe kualifikimi i tyre, prioritet i PD-së

Kryeministri Berisha ka ritheksuar sot se punësimi i të rinjve dhe kualifikimi i tyre do të jenë në epiqendër të punës së Partisë Demokratike për 4 vitet që do të vijnë.

Në një takim me akademikë të Universitetit të Durrësit, shefi i qeverisë theksoi qeveria bëri të mundur realizimin e ëndrrës së çdo të riu për të ndjekur arsimin e lartë.

“Për ne si forcë politike të rinjtë kanë qënë dhe do mbeten në krye të axhendës sonë. Ne kemi krijuar kushtet që secili prej tyre të ndjekë universitetit, i dhamë fund arbitralitetit zyrtar për ëndrrën e tyre universitare. Çdo i ri do të ketë të drejtë për ta bërë këtë ëndërr realitet por ky është një hap, hapi tjetër është që cdo i ri duhet të ketë të drejtë të ndërtojë projektin e së ardhmes dhe në këtë kontest ne do bëjmë gjithçka për krijimin e vendeve të punës, për përshtatjen e forcave të punës me tregun.  Arsimi profesional është vendimtar dhe ka një rol të pazëvendësueshëm tha Berisha.

Sipas kryeministrit, trajnimi profesional dhe lidhja e shkollës me tregun e punës janë shtylla kryesore në punësimin e të rinjve duke shtuar se arsimi profesional mbetet promotor i fuqishëm i zhvillimit rajonal.

Ne kemi universitete në shumicën e qendrave të qarqeve. E vërteta më e madhe e tyre është se roli i tyre më kryesor duhet të jetë zhvillimi rajonal, promotorë të fuqishëm të zhvillimit rajonal. Territori i një qarku në kompleksitetin e tij është sa vendi në tërësi dhe potenciali më i madh për të kontribuar është rajoni ku je. Do bëjmë çmos të orientojmë universitete drejt këtyre profileve tha Berisha.

vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›