Testohet funerali i Thatcher, Big Ben do të heshtë gjatë varrimit
Nisën provat me ushtrime ushtarake për funeralin e Margaret Thatcher në qëndër të kryeqytetit britanik, Londër, i cili do të zhvillohet të mërkurën.
Më shumë se 700 anëtare të Forcave te Armatosura të nxjerra nga të tre shërbimet morën pjesë në provat në orët e para të mëngjesit. Neser, ata do te ndjekin rrugën për ndjekjen e funeralit nga Westminster për në katedralen e Shen Polit.
Arkivoli i Lady Thatcher-it do te levizë me një karrocë të tërhequr nga kuajt e rojes mbretërore, të cilet ishin dhe pjese e provave te sotme. ndërsa si një tjetër shënjë respekti ndaj ish kryeministres kambana e Big-Benit do të bien në heshtje ka njoftuar qeveria britanike.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercoë, tha se “ky është një gjest i duhur për të shpehur ndjenjat tona”. “Besoj se përmes heshtjes mund të shprehet dinjiteti dhe respekti i thellë”, tha Bercoë.
Fëmjët e Thatcherit, Sir Mark dhe Carol Thatcher, kanë thënë se e vlerësojnë lart “këtë nder të madh”. Tingëllima e Big Benit është njëri nga tingujt më të famshëm të Londrës.
Sipas majorit Andrew Chatburn, njeriu i ngarkuar me koreografine e parades, gjithshka shkoi shume mire ndersa e gjithe kjo sipermarrje ishte e nevojshme per eventin e se merkures.
`Koordinimi eshte jashtezakonisht i rendesishem`, tha ai.
Pas vdejkes së “zonjës së Hekurt sic njihet ndryshe, një serë analizash dhe diskutimesh kanë nisur nga historianë të cilët vazhdojnë të diskutojnë trashëgiminë e saj, veçanërisht në arenën e politikës ndërkombëtare.
Një pjesë e tyre mendojnë se Thatcher do të mbahet mend më shumë për politikat e ashpra ekonomike të tregut të lirë që zbatoi gjatë pushtetit 11-vjeçar nga viti 1979 deri më 1990-tën, për të cilat mund të thuhet se hodhën themelet e një revolucioni ekonomik në Britani.
Por Zonja e Hekurt luajti një rol të rëndësishëm edhe në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në një kohë e tensioneve të luftës së ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit.
Thatcher ishte udhëheqësja e parë perëndimore që arriti në përfundimin se Mihail Gorbaçov mund të ishte një tip tjetër politikani sovjetik.
Pavaresisht këtyre zerave kunder saj, ajo vazhdon te konsiderohet një lidere e madhe e shekullit të 20-të.