Përgjysmimi i taksave për makinat, Rrushaj: Do rriten arkëtimet. PS: Është politik
Komisioni i ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin për përgjysmimin e taksave për automjetet ndërsa mbledhja u shoqërua me debate mes deputetëve të PD-së dhe PS-së.
Opozita ka vijuar me akuzat se mazhoranca i ka vjedhur programin ndërsa kjo e fundit ka theksuar se po përpiqet që t`i vijë në ndihmë shqiptarëve.
Zv. ministri i financave Alfred Rushaj ka theksuar se kjo nismë e qeverisë do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.
Kjo nismë i vjen në ndihmë shqiptarëve. Në sajë të këtij vendimi parashikohen të rriten arkëtimet e të ardhurave ndërsa 2.5 miliard lekë do të jetë efekt në buxhet i këtij vendimi tha Rrushaj.
Ndërsa deputetët e opozitës në komision e cilësuar vendimin e qeverisë për të përgjysmuar taksën e automjeteve si politik.
Vendimi po bëhet për arsye politike pasi nuk mund të ndryshohen taksat në mes të vitit dhe në fund të mandatit. Me çfarë do të mbulohet deficiti në buxhet, qeveria ka thënë se do ëprdoren të ardhurat nga privatizimet janë shprehur deputetët socialistë.