E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Elbasan: Të shembim murin patriarkal

Gazeta Shqip

berisha-grateKryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së hënës në qytetin e Elbasanit një bashkëbisedim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti. Barazia gjinore ka qenë tema e këtij bashkëbisedimi dhe kreu i qeverisë ka premtuar trajtimin e saj me prioritet në mandatin e ardhshëm qeveritar.

Në Shqipëri vepron muri i patriarkisë. Ky mur ka aspekte nga më të shumtat, por ai që ndikon më shumë në barazinë gjinore është aspekti financiar.  Burri merr nën kontroll gjithë anën ekonomike të familjes dhe gruas i lë situatën shtëpiake. Roli i qeverisë është i pamohueshëm dhe ne nisëm të luftojmë këtë hendek të madh mes grave dhe burrave.

Ne ndikuam fuqishëm me rritjen e rrogave në administratë, shumica e të cilës përbëhet nga gra dhe vajza të reja dhe situata ndryshoi. Ajo nuk është aty ku duhet, por diferenca ka zbritur në 17 për qind, nën mesataren e BE. Ne sot lëmë mbrapa 11 vende anëtare të BE, ka thënë Berisha.

Një tjetër pikë e prekur nga kryeministri ka qenë vdekja foshnjore, e cila sipas tij është ndër më të ulëtat në botë, pasi është 1-shifrore.

29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha në Elbasan: Të shembim murin patriarkal burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›