E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Komisioni për Ramën, veprim qesharak i pseudomazhorancës

Gazeta Shqip

Aleksander BiberajNënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, e ka konsideruar si qesharak komisionin hetimor të ngritur ditën e sotme për kreun e opozitës, Edi Rama.

Ky një zhvillim qesharak dhe i denjë për atë grup të pseudomazhorancës, e cila nuk është një mazhorancë reale. Ky është një model shqiptar. Historia ka treguar që shumë komisione janë ngritur por nuk ka pasur një produkt final dhe janë shtyrë pafundësisht nga parlamenti pa asnjë lloj sensi politik dhe juridik, nuk kanë dhënë rezultat, tha Biberaj për News 24.

Biberaj ka sqaruar sërish vendimin e FRD-së për të dal të vetëm në zgjedhje, pavarësisht ofertave të ardhura si nga PD, ashtu edhe nga PS. Po, kemi pasur oferta, të dyja i kemi refuzuar. I kemi refuzuar, pasi me PS na ndan ideologjia dhe programi, nuk mund të kalonim majtas. Ne vijmë nga e djathta tradicionale. Ndërsa rrugët tona me PD janë ndarë për arsye parimore. Ne jemi forcë e qendrës së djathtë, refuzuam aleancën me PD dhe PS, ne jemi në të drejtën tonë dhe kemi përkrahje të jashtëzakonshme. Jam i bindur që asnjë nga koalicionet nuk do ketë 71 vota, ne na nxjerrin zgjedhjet me një grup parlamentar, tha Biberaj.

29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Biberaj: Komisioni për Ramën, veprim qesharak i pseudomazhorancës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›