Berisha ne Facebook per Sirine

Kryeministri Sali Berisha, shprehet se Shqipëria do mbështesë çdo ndërhyrje nga SHBA dhe NATO në Siri. Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë përshendet qendrimin e SHBA dhe aleateve të NATO-s ndaj krimeve të fundit kundër njerëzimit të kryera me përdorim gazi nga diktatori i Sirise al-Assad. Berisha shkruan se Shqipëria ka qenë dhe mbetet e gatshme për të mbështetur politikisht, por dhe me mundesitë e tjera modeste, si vend anetar i NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opoziten siriane në ndërtimin e një Sirie të lire dhe demokratike.