Goldstein Shqiperia nen drejtimin e Berishes kryereformatore e ekonomise
Drejtorja për Shqipërinë në Bankën Botërore Qendrore Ellen Goldstein, ka vlerësuar bashkëpunimin me Kryeministrin Sali Berisha dhe qeverinë shqiptare gjatë 8 viteve të fundit. Në një takim në zyrën në kryeministrit, Goldstein është shprehur se Shqipëria nën drejtimin e Berishës është cilësuar si kryereformatore e ekonomisë. Sipas saj, falë lidershipit të kryeministrit Berisha, nuk është aspak tepër të thuhet që Shqipëria ia doli mbanë të lundrojë mbi krizën globale, të mbajë një ekonomi të qëndrueshme e me rritje. Përfaqësuesja e BB i tha Kryeministrit se i ka sugjeruar qeverisë së re, të krijojë vazhdimësi e të mos fshijë rezultatet pozitive të reformave dhe institucioneve të ndërtuara, por të vazhdohet e çohet më tej investimi në ato fusha e sektorë.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha u shpreh se socialistët kanë përcjellë mesazhe konfuze në lidhje me biznesin. Sipas tij, deklarata e tyre për të ashtuquajturën vendosje të kriterit të meritës në rekrutim është thjesht një maskim i përpjekjes për të çmontuar administratën shtetërore ekzistuese. Gjatë takimit, Berisha i premtoi se do të jetë një opozitar shumë aktiv, në të gjitha momentet e zhvillimit të vendit, si zëdhënës e mbrojtës i interesave të të gjithë shqiptarëve.