Bayern Munich gati per sfiden me Arsenalin
Arsenal-Bayern Munich është sfida e madhe e së martës që ofron Champions League.
Edhe pse luajnë në fushë kundërshatre, gjermanët paraqiten me besim në këtë përballje.
Ecuria e bavarezëve ka qenë mjaft e mirë, por që ky sezon të jetë i suksesshëm duhen fituar trofe.
“E drejtoj Bayernin për të dytin vit dhe natyrshëm që kërkojmë të fitojmë trofe. Skuadra është e etur për sukses. Jemi përballë pengesës Arsenal, një skuadër shumë e mirë, mbi të gjitha në sulm. Duhet të jemi të kujdesshëm, edhe pse besoj se do të fitojmë nëse zhvillojmë lojën tonë më të mirë”.
Portieri Neuer flet për atë që duhet bërë.
“Në sfida dyshe, mbi të gjitha kur luan jashtë fushe, duhet të shënosh të paktën një gol. Gjatë këtij sezoni kemi treguar se nuk humbasin 2-0”.
Arsenali kërkon të rikthehet, pas zhgënjimeve në kampionat.
“Jemi një skuadër ofensive dhe do të tentojmë të sulmojmë dhe të shënojmë. Edhe barazimi pa gola është një rezultat i mirë në Champions, nuk mund të cilësohet si dështim”.
Bayerni paraqitet në këtë ndeshje pa të pezulluarin Jerome Boateng dhe të dëmtuarit Holger Badstuber e Claudio Pizarro, ndërsa rikthehet mesfushori Javi Martinez.