E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiten diamante ne aeroportin e Brukselit

Grabiten 10 kilograme diamantë në aeroportin Zaventem në Bruksel. Një furgon i blinduar i Brink ëshët sulmuar nga tetë keqbërës të pajisur me armë dhe aparatura me lazer. Grabitja ka ndodhur ndërsa rojet po ngarkonin në furgon diamnetet që sipas mediave kanë një vlerë prej 350 milion eurosh. Diamantet do të dërgoheshin në Zvicër me anë të një avioni të kompanisë ajrore zvicerane. Sipas të dhënave të para grabitësit kanë kryer sulmin në pistën e aeroportit me dy automjete. Gjatë grabitjes nuk ka pasur shkëmbim zjarri dhe as të plagosur. Një nga dy automjetet e përdorura nga grabitësot është gjetur i djegur pranë aeroportit nga policia. Nëj vjedhje e shpejtë që ka zgjatur vetëm tre minuta. Automjetet e përdorura për grabitjen ishin një furgon mercedes dhe nj auutomjet i flasifikuar i policisë belge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›