E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne Fier Bashkite socialiste kane shperdoruar fondet

Qeveritë vendore socialiste kanë shpërdoruar fondet që pushteti qendror i ka akorduar në vite. Shefi i këshillit të ministrave ka hapur fushatën në Fier ku krahas prezantimit të Ilir Beles si kandidat për bashkinë e qytetit ka sulmuar rivalin politik Rama.

“Jo se këtyre nuk ua dhanë fondet. Qeveria ime ka gjashtëfishuar fondet për qeveritë vendore. Këta shokët e rrugës së vetmisë t’i kthejnë  në rroga. Alternativa e vetmisë, kreu i PS, do u thotë për Baftjarin, kryetarin tuaj të bashkisë që i ka lënë rrugicat të gjitha siç kanë qenë 200 vjet më parë” tha Berisha.

Shefi i qeverisë bëri një bilanc të investimeve të bëra vitet e fundit në fier si dhe premtoi më tepër vemendje për infrastrukturën.

“Votoni këtë alternativë e cila synon të zgjidhë problemet tuaja. Brenda 3 viteve të mandatit të zotit Ilir Bele nuk do ketë rrugë dhe rrugicë të paasfaltuar të qytetit. Jo një, por disa dalje në det për të qenë një nga polet turistike më të rëndësishme të Shqipërise” tha Berisha.

Ilir Bele garon përballë Baftiar Zeqaj, kryebashkiakut aktual të Fierit, i cili kërkon një tjetër mandat në krye të qytetit. 

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›