E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Evropes gjithcka e hapur ne Braga-Dinamo

Pas Çampions është radha e Ligës së Evropës për të njohur katër skuadrat gjysmëfinaliste që do të kërkojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin evropian për klube.

Pas fitoreve të thella në ndeshjet e para, Benfika, Porto dhe Vijareal presin vetëm të zyrtarizojnë kualfikimin, ndërkohë që bileta tjetër pritet të zgjidhet mes Gragës dhe Dinamos së Kievit, që në ndeshjen e parë të laujtur në Ukrainë barazuan 1-1. Me një këmbë në gjysmëfinale është Benfika, e cila do të luajë në transfertë kundër PSV Eindhoven sfidën e kthimit për çerekefinalet e Ligës së Kampionëve.

Portugezët duhet të ruajnë avantazhin 4-1 të ndeshjes së parë për të vazhduar aventurën e tyre evropiane, ndërkohë që i pamundur është misioni i vendasve për të përmbysur këtë rezultat. I njëjti diskutim vlen për Porto. Kampionët e saposhpallur në Portugali do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër Spartakut të Moskës, por fitorja 5-1 në ‘Dragao’ favorizon së tepërmi skuadrën e drejtuar nga Vijas-Boas.

Me një këmbë në gjysmëfinale janë spanjollët e Vijareal, të cilët mbyllen kualfikimin që në ndeshjen e parë pas fitores 5-1 kundër hollandezëve të Tvente. Gjithçka e hapur në sfidën tjetër mes Braga dhe Dinamos së Kievit. Barazimi 1-1 në kryeqytetin ukrainas nuk ka vendosur asgjë, ndërsa dy skuadrat do të kërkojnë sot në mbrëmje biletën e mbetur vakante për në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›