E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ne Libi France-Britani Duhet pershkallezim

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi dhe kryeministri britanik, Dejvid Kamerun u takuan në Paris për të diskutuar krizën në Libi, ndërsa dy vendet këmbëngulin që NATO-ja duhet të përshkallëzojë sulmet mbi forcat e Muamar Gadafit. Parisi dhe Londra janë të pakënaqura me rezultatet e tre javëve sulme ajrore mbi Libi.

Bisedimet dypalëshe vijnë edhe pas sinjaleve të krisjes në aleancën që drejtohet nga Franca dhe Britania e Madhe. Gjatë një interviste para takimit me Sarkozi dhe Kameron kanë thënë se këto dy vende janë në zemër të koalicionit dhe nuk do të lënë asnjë gur pa lëvizur derisa të bëjnë çdo gjë të mundshme, ushtarakisht, diplomatikisht dhe politikisht për të ndalur Gadafin të vrasë civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›