E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Fier Me 8 maj Rama le karrigen e kryebashkiakut

Berisha fton shqiptaret Votoni alternativen e vlerave jo politiken shkaterruese te Rames. PS-ja hyri ne zgjedhje per karriget ne fituesit e 8 majit

Nga qyteti I Fierit kryeministri Sali Berisha ftoi dje qytetaret shqiptare qe me 8 maj te votojne altrenativen e vlerave qe ofron e djathta dhe jo politiken shkaterruese te Edi Rames. kryeministri Sali Berisha ishte entuziast para banoreve fierake te cileve u premtoi dje rritje te investimeve ne kete qark. Por para tyre Berisha sulmoi opoziten per menyren e berjes se politikes duke e cilesuar ate si shkaterruese ndersa paralajmeroi kreun e PS-se Edi Rama se me 8 maj shqiptaret do ti sigurojne atij humbjen si ate te 28 qershorit te 2009-es. Ai foli hapur duke thene se Rama hyn ne kete beteje elektorale per te qendruar ne karriget qe ka aktualisht por me 8 maj fituesja do te jete e djathta shqiptare. Do te humbase dhe kete qe ka ne Bashkine e Tiranes dhe do te rrije pa karrige per nje periudhe shume te gjate. Nuk mund te kete karrige me politiken e mashtrimit nuk mund te kete karrige me politiken e mohimit nuk mund te kete karrige me politiken e shkaterrimit - eshte shprehur Berisha.

Kryeministri sulmoi Partine Socialiste qe sipas tij nen drejtimin aktual eshte shnderruar ne nje shoqeri me pergjegjesi te kufizuar. Ne po ecim drejt zgjedhjeve te 8 majit te cilat jane prove e madhe e qendrimit tone e respektit tone ndaj lirive tona. Keto jane prove e madhe ndaj te drejtave tona. Mazhoranca ka vendosur qe keto zgjedhje dhe keto fushata tju perkushtohen interesave tuaja. Ne jemi te vendosur te degjojme zerin tuaj te degjojme hallet tuaj preokupimet dhe interesat tuaja dhe te gjitha do te shnderrohen ne realitet ne kater vitet e ardhshme. Te gjitha projektet do te shnderrohen ne realitet - tha z. Berisha. Kryeministri i vendit Sali Berisha ishte dje ne qarkun e Fierit ku ka inauguruar dy akse rrugore. Ai inauguroi perfundimin e punimeve per rikonstruksionin e rrugeve Strum ndash Qafa e Marinzes dhe Sheq ndash Marinez ne qarkun e Fierit nje investim qe kap vleren e 436 milion leke. Keto dy segmente rrugore gjatesia e te cilave eshte 283 km sherbejne per te lidhur komunat Strume Zharrez Kuman me akset kombetare te rrugeve Fier ndash Berat dhe me qytetin e Fierit. Mbi 24 mije banore jane perfitues te drejtperdrejte te ketyre dy segmenteve ne fshatrat Velmish StrumArapaj Suk i Poshtem dhe Suk i Siperm Jagodine Marinez Beline Sheqishte Frasher dhe Verbas rikonstruksioni i te cilave do ju vije ne ndihme ketyre fshatrave qe karakterizohen per prodhimet e tyre bujqesore dhe blegtorale. Kreu i qeverise premtoi rritje te investime ne kete qark si ne infrastrukture bujqesi ashtu edhe ne fusha te tjera. Kryeministri Berisha i ka bere thirrje banoreve te Fierit qe vazhdojne te punojne se bashku per ndryshimin e metejshem te vendit dhe ekonomise.
Le ta ndryshojme kete vend se bashku. Te gjitha arritjet jane mundesuar me mbeshtetjen tuaj - tha Berisha. Ai nenvizoi te gjitha reformat qe ka bere qeveria fale se cilave u rriten pagat dhe pensionet u rriten investimet e u dyfishuan eksportet. Ne keto vite dyfishuam rrogat dhe pensionet. Investuam ne 7 mije kilometra rruge. Por qeveria do vazhdoje te mbeshtese fuqishem bujqesine - tha kryeministri Berisha. Ai tha se ne vitin e kaluar ne arritem te dyfishojme eksportet dhe se arritjet jane rezultat i reformave te thella te qeverise.
Ai vuri ne dukje se qeveria eshte e vendosur ne luften kunder korrupsionit. Zgjedhjet e 8 majit do te jene te lira dhe te ndershme - deklaroi Berisha. Duke iu referuar krahut te kunder politik nenvizoi se opozita po ben polike mohuese dhe shkaterruese. Opozita i cileson zgjedhjet politike. Po opozita po i perdor zgjedhjet per karrigen e kryetarit - tha kryeministri Berisha. Ai nenvizoi se qeveria do te shumefishoje mbeshtetjen dhe investimet ne bujqesi. Ne do te investojme dy here me shume se 4 vitet qe shkuan ne komunat dhe fshatrat e ketij vendi. Do te krijojme treg qe ju te shisni prodhimet tuaja - theksoi Kryeministri Berisha. Ai permendi se gjate pese viteve te fundit ne qarkun e Fierit jane kryer investime ne vleren e 410 kilometrave rruge nga te cilat 220 km jane rruge rurale. Berisha tha se ne Fier gjate ketyre pese viteve eshte investuar ne rikonstruksionin e 72 shkollave ndersa eshte subvencionuar edhe mbjellja e zhvillimi i 1900 HA ullinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›