Perzgjedhja e kandidateve te PS-se favorizohet klani i Rames

Kriteret mbeten ne leter zgjidhen biznesmene. Gara per vendoret dominojne njerezit me para
Perzgjedhja e kandidaturave te PS-se ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore te cilat zhvillohen me 8 maj te ketij viti nuk po shkon ne rrugen e kritereve po ne ate te preferencave vetjake te kreut te selise roze Edi Rama. Mbledhja e Asamblese Kombetare te PS-se e zhvilluar dy dite me pare miratoi kriteret e vendosura me pare nga kryesia duke ndryshuar vetem njerin prej tyre ate qe lidhej me mosrikandidimin e atyre subjekteve te cilet kishin dale te humbur nga zgjedhjet e kaluara vendore. Sipas socialisteve kriteret e miratuara jane mjaft te domosdoshem per tu plotesuar ne rradhen e kandidateve te cilet do te konkurojne ne bashkite e komunat e vendit nen siglen e selise roze. Por ndersa ne media PS-ja deklaron miratimin e ketyre kritereve qe duhen te merren parasysh per perzgjedhjene e kandidateve te ardhshem ne kuader te zgjedhjeve vendore te cilat jane te tipit kontribut dhe angazhim politik ne programin e politikat e PSSH-se arsim i larte aftesi te spikatura profesionale dhe menaxhuese reputacion dhe fryme antikorrupsion apo edhe aftesi drejtuese te medha ne te vertete forma e perzgjedhjes sipas burimeve prane selise roze nuk eshte aspak e ngjashme me to apo ne baze te tyre. Keshtu mesohet se ne perzgjedhjen e kandidateve te Partise Socialiste nje ndikim te fuqishem dhe pothuajse absolut po vendos kreu i kesaj force Edi Rama. Ashtu si edhe ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ku Rama beri pjese te forces se tij njerez dhe me pas deputete te cilet realisht kishin shume pak lidhje me politiken dhe nga ana tjeter ishin shume te lidhur me biznesin duket se e njejta praktike po perdoret edhe ne rastin e zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit 2011.
Sipas informacioneve te brendshme ne seline roze perzgjedhja e shumices se kandidateve edhe pse emrat ende nuk jane bere zyrtare po behet jo ne bazen e kritereve te parcaktuara por nen ndikimin e forte te kreut socialist. Gjithmone e me shume Rama po kerkon perzgjedhjen e atyre kandidateve duke lene menjane kriteret e percaktuara nga vete forca qe ai drejton te cilet njihen si mbeshtetes te forte te tij dhe qe po ashtu jane te lidhur me biznesin. Nje praktike e tille perzgjedhje bie dukshem ne kundershtim me ate cka deklarohet ne media nga PS-ja se vetem anetaret te cilet plotesojne kriteret e paraqitura me siper do te mund te kandidojne per zgjedhjet e ardhshme vendore. Edhe ne prononcimin e tij te dy diteve me pare perpara anetareve te asamblese mesohet se Rama kerkoi me ngulm qe kandidatet e perzgjedhur te jene sa me shume te majte ne nje fare menyre kandidate te cilet jane mbeshtetesit me te afert te kreut socialist duke neglizhuar ne kete deklarate faktin se keta kandidate megjithese jane te majte dhe mbeshtetes te tij mund te mos plotesojne kriteret e percaktuar nga vete selia roze. Ne kete aspekt duket se perzgjedhja e kandidateve kryesisht per kryetar bashkish brenda selise roze po kthehet me shume ne nje perzgjedhje preferencash sesa ne nje perzgjedhje ne baze kriteresh. Kjo akuze u be disa kohe me pare edhe nga deputeti Erion Brace i cili megjithese njihet si nje mbeshtetes i madh i Rames leshoi alarmin edhe pse jo ne nje deklarate zyrtare duke u shprehur se perzgjedhja e kandidateve nuk duhet bere sipas preferencave por sipas Braces kandidaturat duhet te perzgjidhen sipas disa kritereve. Por kreu socialist eshte i bindur per te perzgjedhur apo edhe ne nje fare mase per te ndikuar fort me pushtetin ne te gjitha qytetet e vendit qe ai ka brenda strukturave te selive roze duke qene edhe kryetar i PS-se ne perzgjedhjen e atyre kandidateve te cilat jane teper te aferta me te dhe me biznesin duke ndjekur ne njefare mase te njejten perzgjedhje te bere edhe per zgjedhjet e kaluara parlamentare te vitit 2009 ku shume prej emrave te kandiduar paten kontestime jo vetem nga mazhoranca te cilat mund te konsiderohen edhe legjitime por edhe nga deputete te vete Partise Socialiste.