Rama në Kuçovë: Berisha fshihet pas skandalit të naftës

Nga Kuçova, në vijim të turit “Fajin e ka Saliu", kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka komentuar skandalin e naftës virgin.
Në takimin me anëtarësinë socialiste dhe simpatizantë, kreu i opozitës tha se banda qeveritare grabiti naftën ndërsa mbushi xhepat e kusarëve me përfitimet e kontrabandës.
Rama theksoi në fjalën e tij se Partia Socialiste është alternativa e vetme për të nxjerrë vendin nga varfëria, për të ndalur papunësinë dhe për t`i dhënë fund grabitjeve.