E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne France Shqiperia lider ne rajon per energjine e rinovueshme

Une besoj qe duhet forcuar fibra kombetare e reformave te cdo vendi dhe duhet proceduar me reforma te thelluara. Kjo eshte rruga e vetme e perballimit te krizes dhe e zhvillimit

Kryeministri Berisha ndodhet ne Paris ku po merr pjese ne punimet e SeminaritBota e Re 2012 Rritje Ndryshim Risi.Ne diten e pare te punimeve te ketij seminari kreu i qeverise shqiptare beri nje prezantim te modelit liberal ekonomik te ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore te bera prej saj nderkohe qe mori vleresimet maksimale sa i perket realizimit te tyre.

Berisha deklaroi se Shqiperia ka potencialet e nevojshme qe te behet nje superfuqi e rajonit ne fushen e energjise se rinovueshme. Kjo sigurisht eshte e lehte por eshte jetesore dhe vendimtare. Ai e vuri theksin tek Shqiperia e gjelber duke vazhduar se Shqiperia eshte nje nga vendet me te vogla ne Evrope por me nje potencial te pamase te energjise hidrike. Mund te ndertoje me shume se 443 hidrocentrale dhe ambicia ime eshte ta shohe ate si nje superfuqi te vogel te energjise se rinovueshme ne rajon ndash deklaroi gjate fjales se tij Kryeministri. I ndalur ne kete pike tha se qeveria po punon per pyllezimin e vendit nepermjet drureve frutore duke e cilesuar Shqiperine si nje vend ideal per kultivimin e arroreve. Une besoj se duke ndjekur kete menyre pyllezimi nepermjet drureve frutore eshte menyra per te rritur prodhimin eshte nje menyre per te luftuar varferine por gjithashtu eshte nje menyre per te rritur siperfaqet e gjelbra dhe te shkosh me shume drejt zhvillimit te qendrueshem ndash deklaroi Berisha. Ai tha se kjo gje eshte shume pozitive dhe qeveria e koncepton si nje zhvillim qe mund te ece paralelisht edhe ne planin nderkombetar e mbeshtetur fuqimisht ne sektorin privat.

Kryeministri vuri ne dijeni pjesemarresit ne panel se sipas tij liria ekonomike e popullit shqiptar eshte shume e madhe. Ai vuri theksin tek zhvillimet pozitive te vendit tone qe nga viti 2005 dhe deklaroi se modeli qe ai dhe qeveria e tij ndjek eshte modeli i Reganit. Reformat ne fushen ekonomike sistemi ligjor fusha e mbrojtjes sektori financiar sistemi shendetesor dhe fusha e arsimit ishin vetem disa nga arritjet e qeverise qe Kryeministri i permendi gjate fjales se tij. Nderkohe nje program i gjere investimesh eshte implementuar e vazhdon te implementohet ne mbare vendin me fokus ne rruge dhe infrastrukture Teknologjine e Informacionit dhe Komunikimit ndersa modele te teknologjise dixhitale jane prezantuar ne regjistrin kombetar kartat e identitetit dhe ne kontrollin e integruar te kufijve ndash beri me dije Kryeministri Berisha.

Sa i perket te ardhmes shefi i qeverise tha se mbeshteste mendimin e ministrit francez se gjeja me e mire eshte forcimi i institucioneve aktuale financiare reformimi dhe forcimi i rolit te FMN-se e i Bankes Boterore. Sipas Berishes konsultimet jane te domosdoshme. Une jam shume i bindur qe ne kete krize solidariteti mes qeverive eshte i nevojshem. Por qeveria e cdo vendi duhet te beje gjithcka per te dale nga kjo krize. Nje vend nuk mund te dale nga kriza vetem me solidaritet. Prandaj une besoj qe duhet forcuar fibra kombetare e reformave te cdo vendi dhe duhet proceduar me reforma te thelluara. Kjo eshte rruga e vetme e perballimit te krizes dhe e zhvillimit. Ne Shqiperi jane duke u ndertuar 63 hidrocentrale. Ne vendin tone ka kompani nderkombetare si Statkraft qe po investon ne energji. Jane duke punuar dhjetera kompani nga Izraeli deri ne Norvegji ndash vuri ne dukje per pjesemarresit kreu i qeverise shqiptare. Ne fund te fjales se tij ai ftoi gjithe te pranishmit qe te ndjekin seriozisht privatizimin e afert te Albpetrolit proces ky qe ka nisur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›