Kume Nje formule apolitike nga shoqeria civile
Shtohen idete per krijimin e nje KQZ-je jo politike ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ish-kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Kristaq Kume ka hedhur idene e krijimit te nje institucioni apolitik. Formula e tij ruan ndarjen e administrates zgjedhore ne 3 nivele si dhe numrin 7 te anetareve te KQZ-se. Shumicen ne kete institucion duhet ta perbejne njerezit e drejtesise. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te quhet autoriteti qendror i formuar me 7 anetare te zgjedhur nga Parlamenti i Shqiperise tre prej tyre nga trupa gjyqesore. Nje perfaqesues i organizatave te shoqerise civile qe merren me problemet e te drejtave te njeriut nje tjeter nga bota akademike nje perfaqesues i medias dhe se fundi perfaqesues i organizatave te grave - tha Kume per AS TV. Sipas tij duhet te emerohet autoriteti i pavarur i administrates zgjedhore dhe asnje prej anetareve te saj te cdo niveli nuk duhet te kete nje teser partiake. Ne nivelin e dyte autoriteti mund te kete pese anetare nga te cilet me domosdo per mendimin tim te pakten 2 prej tyre duhet te jene juriste. Ne nivelin e qendres se votimit me tre anetare grupet e numerimit mund te jene nga mesuesit financiere - tha Kume. Kete formule ai do tia propozoje Komisionit te Reformes Zgjedhore i cili pritet te rimblidhet serish ne fund te janarit. Nder propozimet e tij eshte dhe kufizimi i aksesit te perfaqesuesve politike ne qendrat e votimit. Komisioni i posacem i Reformes Zgjedhore ka parashikuar dhe zhvillimin e seancave degjimore me perfaqesues te shoqatave joqeveritare te cilat kane dhene kontributin e tyre ne monitorimin e zgjedhjeve te ndryshme parlamentare apo vendore. Kjo seance parashikohet te zhvillohet brenda muajit janar.