Riformatimi i KQZ-se Kume 7 anetare por 3 prej tyre te vijne nga gjyqesori
Ish-kreu i KQZ-se Kristaq Kume dha dje formulen e tij per riformatimin e institucionit me te larte zgjedhor ne vend ku theksoi se numri i anetareve duhet te mbetet i njejte porse sipas tij duhet qe shumicen ne kete institucion ta perbejne njerezit e drejtesise. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te quhet autoriteti qendror i formuar me 7 anetare te zgjedhur nga Parlamenti i Shqiperise tre prej tyre nga trupa gjyqesore. Nje perfaqesues i organizatave te shoqerise civile qe merren me problemet e te drejtave te njeriut. Nje tjeter nga bota akademike. Nje perfaqesues i medias dhe se fundi perfaqesues i organizatave te grave - tha Kume. Ndersa sa i perket administrates zgjedhore ish-kreu i KQZ-se deklaroi se asnje prej anetareve te saj te cdo niveli nuk duhet te kete nje tesere partiake. Ne nivelin e dyte autoriteti mund te kete pese anetare nga te cilet me domosdo per mendimin tim te pakten 2 prej tyre duhet te jene jurist. Ne nivelin e qendres se votimit me tre anetare grupet e numerimit mund te jene nga mesuesit financiere - u shpreh ai duke shtuar se kjo formule do ti paraqitet komisionit te reformes zgjedhore i cili pritet te rimblidhet serish ne fund te janarit.