Berisha në Kashar: Arsimi prioritet, mbështetje privatëve
TIRANE- Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës 9-vjecare në Kashar, një shkollë moderne me 350 nxënës e 60 fëmijë parashkollorë, që sic tha kryeministri e bën këtë komunë si një nga qendrat më kryesore të zhvillimit të arsimit.
“Paratë tuaja shndërrohen në shkollë moderne për të vegjëlit tuaj. Në një hark të shkurtër 4 vjecar, Kashari ka ndërtuar 4 shkolla të reja, është shembull i shkëlqyer për arsimin, numron 11 shkolla publike dhe 6 shkollla paraunversitare private, dëshmi e një iniciative të mirë, numëron 4 universitete private. Komuna juaj është sot qendër e rëndësishme e zhvillimit të arsimit”, tha ai.
Kryeministri nënvizoi se kjo komunë ka shënuar arritje në fuhën e dijes
“Arritjet në arsim janë arritjet më cilësore, më kryesore në rrugën e zhvillimit të një shoqërie të një kombi”.
Berisha shtoi më tej se qeveria e tij ka dyfishuar rrogat e arsimtarëve dhe do vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrë të pandërprerë.
“Nga viti 2006 deri më sot ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin, sot ky buxhet është mbi 50 miliardë lekë. Në një hark kohor të shkurtër ia kemi dalë të ndërtojmë 71% të shkollave universitare të vendit. Përpjekja jonë është jetike për arsimin, për të drejtuar Shqipqërinë e dijes, Shqipërinë e të ardhmes. Ne ia kemi dalë, që sot të arrijmë disa nga treguesit më thelbësorë të vendeve të zhvuilluara, të vendve të dijes”, nnvizoi më tej kryeministri.
Qeveria sic tha kryeministri do bëjë gjithçka për të rritur cilësinë e mësimdhënies në shkolla. Do ketë internet dhe kabinete të informatikës në çdo shkollë. Berisha tha më tej se do vazhdojë të mbështesë sipërmarrësit që do hapin shkolla të reja private. Nxitje konkurrencës në garën e dijes për të rritur cilësinë
“Do mbështesim sipërmarrësit që do hapin shkollat private. Të vazhdojmë tju japim tokë për shkolla, e lehtësime të tjera. Kjo rrugë e edukimit të femijëve shqiptarë. Nxitje konkurrencës në garën e dijes për të rritur cilësinë”, tha kreu i qeverisë më tej.