E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Kashar: Le ti lëmë Ramës të hajë ngjalat, ne vazhdojmë me veprat

Gazeta Shqip

berisha me feremeretKryeministri Sali Berisha, në një takim me banorë të komunës së Kasharit, premtoi hapjen e hipotekës në çdo komunë, deri në regjistrimin e çdo metri tokë.

Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit u shpreh se në këto vite janë ndërtuar mbi 8 mijë kilometra rrugë, ndërsa premtoi se do të bëhet shumë në të ardhmen që t’i jepet fshatit infrastruktura e qytetit. “Jam i bindur se pesha e prodhimit industrial do të vijë në rritje. Investimet e shtetit janë në këtë komunë”, tha Berisha.

Kryeministri nuk ka harruar të akuzojë kreun e opozitës, Edi Rama se para se të largohej nga bashkia e Tiranës ka lënë 250 kilometra rrugë dhe rrugica të pa shtruara në kryeqytet.

Ju përgëzoj se e keni shndrruar Kasharin në një lagje shumë të lakmueshme të kryeqytetit të vendit dhe unë dua të dëgjoj fjalën tuaj që programi i katër viteve që vijnë tju ndihmojë. Ne do vazhdojmë me veprat, kurse shokut Edi Rama le tia ngecim në fyt ngjalat e Nard Kokës. Ai zotëria që thotë se ne bëmë rrugë sa vija ajrore për në Tokio, e ka matur tokën me metra katrorë, sepse nuk është ashtu. Sepse rrugët e ndërtuara tani janë mbi 13 mijë km dhe do vazhdojnë të bëhen, sepse prapë kemi  tha Berisha gjatë fjalës së tij.

11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha në Kashar: Le ti lëmë Ramës të hajë ngjalat, ne vazhdojmë me veprat burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›