E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kopenhagen, merr mbështetje për integrimin nga vendet e BE-së

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të mbështesin Shqipërinë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Siguria vjen nga kryeministrat e këtyre vendeve në bisedat me kryeministrin Sali Berisha në një darkë të shtruar nga Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II. Gjatë pritjes kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të zhvilluar biseda me liderët më të mëdhenj të botës, me Presidentin e Francës Nicola Sarkozi, Kancelaren gjermane Angela Merkel, Sekretaren e Shtetit ,Hilary Clinton, Presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso e të tjerë.
Në të gjitha këto takime u diskutua gjithashtu edhe për zhvillimet ekonomike në vend. Kryeministri Berisha i njohu bashkëbiseduesit me gjendjen solide të ekonomisë shqiptare, si një ekonomi me një rritje rreth 5 për qind, me stabilitet të plotë makroekonomik, me deficit buxhetor 3.9 për qind, rritje të madhe të investimeve, zhvillimin e turizmit dhe stabilitetin e sistemit bankar në vend. Në këto biseda të ngrohta, Kryeministri Berisha mori mbështetje të plotë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me këto vende mike, si dhe mori mbështetje nga të gjithë Kryeministrat e vendeve anëtareve të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti Sarkozy, Kancelarja Merkel, Kryeministri i Japonisë, Kryeministri i Belgjikës, Kryeministri i Kanadasë, Sekretarja e Shtetit znj. Hillary Klinton, Kryeministri i Norvegjisë dhe kryeministrat e vendeve të tjera mike e siguruan Kryeministrin Berisha se do të vizitojnë Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›