E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e zjarrit 171, parashikohen me qindra

Situata në zonat e përfshira
nga zjarri në Australi është
me të vërtetë tragjike. Ekipet
e shpëtimit dhe zjarrfikësit vazhdojnë
pa ndërprerje të heqin nga
"duart" e flakëve banorë që e kanë
gjetur veten të bllokuar në shtëpitë
e tyre, apo në godina nga
mësymja e zjarrit. Shifrat zyrtare
të viktimave variojnë. Sipas një
burimi zyrtar, deri pasditen e së
hënës, ato ishin 171, ndërkohë që
parashikohet që në fund, numri i
tyre të ketë arritur në disa qindra.
Të ikurit lënë pas shtëpitë e tyre
të përfshira nga flakët. Fshatra e
zona të tëra banimi të shkretuara
e në rastet më të këqija, të larguarit
lënë në gërmadha edhe të dashurit
e tyre. Sipas burimeve të policisë,
një pjesë e zjarreve, veçanërisht
ato në qytetin e dytë më të
madh në vend, Melburn, janë shkaktuar
nga dora e njeriut dhe
gjithçka është vepër kriminale.
"Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë
vrasjen e një qenieje njerëzore
nga një tjetër qenie njerëzore.
Numri i të vdekurve nga krimi
është rrëqethës", deklaroi kryeministri
i vendit, Kevin Rud. Ky zjarr
është një nga katastrofat më të
mëdha që ka përjetuar kontinenti
që prej një shekulli. Ato do të bëjnë
presion te Kryeministri për të
kërkuar një klimë të re e më bashkëpunuese
në politikën e vendit.
Shumë e dhimbshme është edhe
dinamika e zhvillimit të ngjarjeve
dhe e përhapjes së flakëve. Ato
kanë kapur në befasi shumë banorë
në zona të banuara të ndryshme
të vendit, një pjesë e të cilëve
janë djegur të gjallë në gjumë, apo
ndërsa kanë qenë duke i dhënë
makinave. "Ky vend, pas shuarjes
së zjarrit, do t‘i ngjajë Hiroshimës,
do të duket sikur në Australi ka
rënë një bombë atomike", ka deklaruar
një banor. Sipas llogarive të
deritanishme janë shkatërruar
mbi 750 shtëpi dhe qindra njerëz,
disa prej të cilëve në gjendje të
rëndë, ndodhen në spital. Të plagosurit
janë në gjendje shumë më
të rëndë nga ata të bombave të
Balit në vitin 2002. Zjarret, shpërthimi,
përhapja dhe shkatërrimi
që ato lënë pas janë një dukuri
natyrore, por këtë vit ato u kombinuan
edhe me një kohë
shumë të thatë me parametra që
nuk ishin ndeshur prej vitesh.
Përmbytjet e ndodhura kohë më
parë dhe zjarri i rënë tani pritet që
të jenë një mjet presioni ndaj
Kryeministrit të vendit, Kevin
Rud, i cili në maj duhet të mbajë
një fjalim në lidhje me politikat e
reja klimatike që duhet të ndërmarrë
vendi në klimën e ndryshimeve
drastike. Sipas shkencëtarëve,
Australia, me ambientin
dhe klimën e saj të ashpër,
do të jetë një nga vendet e para që
do të preket më seriozisht nga
ndryshimet klimatike dhe si pasojë
perspektiva, nëse nuk do të
ndërhyhet me një politikë të mirëfilltë
e urgjente, do të jetë shumë e
rëndë. Zjarri që ra është shkatërrimi
më i madh natyror në Australi
në 110 vitet e fundit. Në vitin 1899,
cikloni "Mahina" goditi një cep të
Australisë, du

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›