Presidenti Obama lë Shtëpinë e Bardhë, i rikthehet fushatës për paketën ekonomike
Ndërkohë që ligjvënësit në
Uashington janë duke de
batuar në lidhje me planin
më të kushtueshëm stimulues të
historisë së Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, mbështetësi kryesor i
kësaj pakete, Obama, ka vendosur
t‘ua shpjegojë atë amerikanëve të
thjeshtë. Sipas tij, mënyra më e
mirë për të mbështetur paketën
dhe programet në lidhje me
shpëtimin e bankave është që,
përmes një stili të denjë për fushatë
zgjedhore, t‘ua shpjegojë atë
nga afër votuesve. Stacionet e para
të turneut të Obamës do të jenë në
dy prej zonave amerikane më të
prekura nga papunësia: Elkhart Indiana
dhe Forty Myers, Florida.
Përmes këtyre sesioneve përballë
popullit, Obama synon të ushtrojë
presion ndaj Kongresit Amerikan
që të mbështesë paketën pa humbur
elementë të saj që janë thelbësorë,
sipas Obamës, në shpëtimin
e ekonomisë nga katastrofa. Zona
e zgjedhur në shtetin e Indianës ka
parë përqindjen e papunësisë të
rritet në masën 15 për qind brenda
një viti, ndërkohë që pjesa më e
madhe e bizneseve është tërësisht
e shkatërruar dhe në prag të falimentit.
Ndërsa zona e zgjedhur në
Florida ka thuajse të njëjtat përqindje
të papunësisë për shkak të
mbylljes së shumë resorteve turistike
si pasojë e rënies ekonomike.
Po dje, Obama ka dhënë edhe konferencën
e parë për shtyp para
gazetarëve. Obama, në këtë dalje
mes popullit, po imiton Ronald
Reganin, i cili veproi me të njëjtën
taktikë kur ishte fjala për të kërkuar
mbështetje për miratimin e ligjeve
për uljen e taksave. Si Indiana, ashtu
edhe Florida, e ndihmuan
ndjeshëm Obamën në garën e tij
për në Shtëpinë e Bardhë dhe për
këtë arsye, Presidenti po kthehet
sërish aty për të mbledhur mbështetje
këtë herë në lidhje me planin
e tij për shpëtimin e ekonomisë
amerikane, në pritje të votës së tij
sot në Senatin Amerikan. "Amerikanët
kanë nevojë për vende pune
dhe mënyra më e mirë për të rivënë
ekonominë në funksion sërish
është plani i propozuar nga
Obama që sjell investime dhe si
pasojë shpëtimin dhe krijimin e
miliona vendeve të punës", deklaroi
zëdhënësi i Shtëpisë së
Bardhë, Robert Gibs. Ndërkohë që
mbështetja që Obama gëzon në
popull është aktualisht në masën
70 për qind, republikanët kanë
bërë për vete me argumentet e
tyre një pjesë të popullsisë. Sipas
republikanëve, paketa është e
mbushur me projekte që nuk garantojnë
rritje ekonomike. Për të
përmbysur këtë opinion të mbjellë
nga republikanët, Obama ka dalë
në terren për të shpjeguar
strategjinë e tij.
Uashington janë duke de
batuar në lidhje me planin
më të kushtueshëm stimulues të
historisë së Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, mbështetësi kryesor i
kësaj pakete, Obama, ka vendosur
t‘ua shpjegojë atë amerikanëve të
thjeshtë. Sipas tij, mënyra më e
mirë për të mbështetur paketën
dhe programet në lidhje me
shpëtimin e bankave është që,
përmes një stili të denjë për fushatë
zgjedhore, t‘ua shpjegojë atë
nga afër votuesve. Stacionet e para
të turneut të Obamës do të jenë në
dy prej zonave amerikane më të
prekura nga papunësia: Elkhart Indiana
dhe Forty Myers, Florida.
Përmes këtyre sesioneve përballë
popullit, Obama synon të ushtrojë
presion ndaj Kongresit Amerikan
që të mbështesë paketën pa humbur
elementë të saj që janë thelbësorë,
sipas Obamës, në shpëtimin
e ekonomisë nga katastrofa. Zona
e zgjedhur në shtetin e Indianës ka
parë përqindjen e papunësisë të
rritet në masën 15 për qind brenda
një viti, ndërkohë që pjesa më e
madhe e bizneseve është tërësisht
e shkatërruar dhe në prag të falimentit.
Ndërsa zona e zgjedhur në
Florida ka thuajse të njëjtat përqindje
të papunësisë për shkak të
mbylljes së shumë resorteve turistike
si pasojë e rënies ekonomike.
Po dje, Obama ka dhënë edhe konferencën
e parë për shtyp para
gazetarëve. Obama, në këtë dalje
mes popullit, po imiton Ronald
Reganin, i cili veproi me të njëjtën
taktikë kur ishte fjala për të kërkuar
mbështetje për miratimin e ligjeve
për uljen e taksave. Si Indiana, ashtu
edhe Florida, e ndihmuan
ndjeshëm Obamën në garën e tij
për në Shtëpinë e Bardhë dhe për
këtë arsye, Presidenti po kthehet
sërish aty për të mbledhur mbështetje
këtë herë në lidhje me planin
e tij për shpëtimin e ekonomisë
amerikane, në pritje të votës së tij
sot në Senatin Amerikan. "Amerikanët
kanë nevojë për vende pune
dhe mënyra më e mirë për të rivënë
ekonominë në funksion sërish
është plani i propozuar nga
Obama që sjell investime dhe si
pasojë shpëtimin dhe krijimin e
miliona vendeve të punës", deklaroi
zëdhënësi i Shtëpisë së
Bardhë, Robert Gibs. Ndërkohë që
mbështetja që Obama gëzon në
popull është aktualisht në masën
70 për qind, republikanët kanë
bërë për vete me argumentet e
tyre një pjesë të popullsisë. Sipas
republikanëve, paketa është e
mbushur me projekte që nuk garantojnë
rritje ekonomike. Për të
përmbysur këtë opinion të mbjellë
nga republikanët, Obama ka dalë
në terren për të shpjeguar
strategjinë e tij.