E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Lezhë: Do i votojmë tre ligjet. Opozita, pazare me integrimin europian të vendit

Gazeta Shqip

berisha en durresKryeministri Sali Berisha akuzoi nga Lezha të majtën se ka bërë pazare në emër të tre ligjeve, duke bllokuar marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Teksa morri pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Lezhë-Kala, Berisha theksoi se qeveria realizoi çdo reformë për marrjen e statusit.

Opozita shqiptare gjykoi, më mirë të bllokohet statusi sesa të vlerësohet qeveria. Më 10 Tetor, 2011, Komisioni Evropian dha afatin deri në muajin Mars. U bë gjithçka që të merrnin statusin, por u bë gjithçka nga ata që të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tani e bënë ligjin si pallati në pajë. E bënë Pazar. Ne do i votojmë, por mbi ta do rëndojë akti më i papërgjegjshëm. Ata tregojnë se nuk kanë asnjë princip. Principi i tyre janë vetëm pazaret e vetëm pazaret, dhe jo interesat e qytetarit që me statusin e vendit kandidat do merrnim qindra miliona euro për investime.  U tregua se ata bëjnë marrëveshje për interesa, por nuk çfarë shtoj më, cilësimin më të bukur ua bëri z Majko, kur ua cilësoi, si marrëveshje të 1 prillit, u shpreh kryeministri.

Duke iu referuar fushatës së kundërshtarëve politikë Berisha ironizoi duke thënë se:alternativa tjetër është rritje taksash dhe mashtrime të kohës së vjetër. Rritje taksat, por shkatërron vendet e punës, rritje taksash, por largon investitorët.

4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Berisha në Lezhë: Do i votojmë tre ligjet. Opozita, pazare me integrimin europian të vendit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›