E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria propagandë boshe me rrugët

Gazeta Shqip

RAMA--04_15Kryesocialisti Edi Rama i shoqëruar nga anëtarët e skuadrës së programit për një Rilindje Shqiptare, Artan Lame dhe Auron Tare, si dhe nga deputetët Besnik Baraj e Xhemal Qefalia ka shkuar sot në daljen lindore të Tiranës, ku nis rruga për në parkun e Dajtit. Sipas Ramës kjo qeveri në ikje po lë trashëgimi një Shqipëri me rrugë në gjendje katastrofike.

Qeveria thotë se ka bërë 10400 kilometra rrugë. Kjo është rruga nacionale që lidh kryeqytetin me parkun kombëtar të Dajtit dhe në këtë rrugë zvarriten dhjetëra mijëra qytetarë, qoftë ata që vijnë këtu sepse banojnë këtu, qoftë ata që kalojnë këtu sepse duan të shijojnë parkun kombëtar.

Kjo është shprehja më kuptimplotë e faktit se sa rrugë janë ndërtuar në të vërtetë dhe se ku kanë shkuar paratë e popullit shqiptar. Ja kjo rrugë dhe shumë të tjera. Rrugët në Shqipëri kanë mbetur rrugëve dhe Shqipëria ka mbetur rrugëve, ndaj në 23 qershor këta duhet të hapin rrugë, tha Rama.

4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Qeveria propagandë boshe me rrugët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›