E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Lezhë: Shqiptarët presin nga ju mandatin e pestë

Me votën tuaj ti lëmë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera
berisha ne lezhe
Nga Lezha ku inauguroi ndërtimin e rrugës Shën Koll-Tale-Hidrovor, kryeministri Sali Berisha ftoi qytetarët e Lezhës të votojnë për Partinë Demokratike në 23 qershor, duke i dhënë kësaj force mandatin e pestë në këtë qark. Duke folur i bindur në fitoren e një mandati të tretë qeverisës, kreu i qeverisë tha se qytetarët me votën e tyre do ta lënë opozitën të paktën edhe 12 vjet të tjera në opozitë. Qytetarët e Lezhës e kanë provën e madhe. Shqiptarët kudo që janë presin nga ju mandatin e artë, mandatin e pestë. A ju kujtohet ju kur me Pal Dajçin para 10 vjetësh na u desh tu themi atyre se me djemtë e Mamurrasit, ne edhe jua japim duart, por ne jemi demokratë dhe ne besojmë tek vota, besojmë tek paqja. Se na kërcënonin, na bënin prita këtej e andej, por nuk kanë vlerë, i harrojmë të gjitha. Me votën tuaj ti lemë në opozitë të paktën edhe 12 vjet të tjera, tha kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë u premtoi banorëve të Lezhës se gjatë katërvjeçarit të ardhshëm qeveria do të asfaltojë cdo kilometër rrugë në këtë qark. Unë jam këtu për të zotuar se në Lezhë katër vitet që vijmë do të ndërtojmë çdo km rrugë. Ne kemi ndërtuar 10 mijë km rrugë dhe do nxjerrim listën km për km për të faktuar ata që i mohojnë. Kemi ndërtuar shumë e shumë të tjera. Unë jam i vetëdijshëm se kemi prapë shumë punë për të bërë, kemi infrastrukturë të rëndësishme për të ndërtuar. Është e domosdoshme të ndërtojmë autostradën Shkodër-Milot, të ndërtojmë rrugë në katër anët e këtij qarku, premtoi kryeministri Berisha. Duke folur për mandatin e ardhshëm, kryeministri tha se motoja e demokratëve është ecja përpara drejt zhvillimit dhe integrimit të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›