E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi, zgjedhjet i fiton e majta, rritet LSI, bien PD, AK dhe FRD

Në rang kombëtar e majta fiton zgjedhjet me 48 përqind, e djathta merr 43 përqind. LSI merr tre mandate në Tiranë, nga 14 PD dhe PS, një PDIU

sondazhi-i-iiNë emisionin Tonight Ilva Tare në Ora News është publikuar mbrëmë sondazhi i dytë për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit të realizuar nga kompania e njohur evropiane e sondimit IPR Marketing. Risia në këtë sondazh ishte se përveç sondazhit kombëtar u zhvilluar edhe një sondazh rajonal për qarkun e Tiranës.
Sondazhi
Sipas sondazhit nëse zgjedhjet do të bëheshin me 21 maj atëherë zgjedhjet do ti fitonte koalicioni i majtë me 48 përqind, ndërsa koalicioni i djathtë do të merrte 43 përqind. Por surpriza ishte sondazhi për Tiranën. Në këtë qark nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin me 21 maj, LSI do të merrte 8 përqind, pra tetë mandate, ndërsa PD dhe PS do të merrnin nga 14 mandate, një mandat do ta merrte PDIU-ja. Ndërkohë që sipas sondazhit FRD e Topit dhe AK e Spahiut nuk do të marrin asnjë mandat.
Intervistat
Në sondazhin e dytë të IPR Marketing u intervistuan 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse dhe në të njëjtën mënyrë edhe 1000 persona vetëm në qarkun e Tiranës. Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Në sondazhin e dytë të IPR Marketing u intervistuan 1002 persona në rang kombëtar të ndarë në mënyrë proporcionale në qarqe sipas popullsisë përkatëse dhe në të njëjtën mënyrë edhe 1000 persona vetëm në qarkun e Tiranës. Janë pyetur 565 persona në zonat urbane dhe 437 persona në zonat rurale. Marzhi i gabimit është 2.5 përqind. Intervistat janë kryer me telefon, 70 përqind me celularë dhe 30 përqind me telefona fiks.

Në rang kombëtar rezultati se kush i fiton zgjedhjet, rezultati është:

E majta

PS 38%.
LSI 6,5%.
PSD 1%.
PBDNJ 0,5 %.
G99 0,5%. PDS 0,5%.
TJETER 0,1%.

E djathta
PD 38%.
PR 1%.
PDIU 1%.
PDK 0,5%.
PAA 0,5%.
LZHK 0,5%.
PARTI TJETER 2%.

FRD 3,5%.
AK 4%.
TJETER 1%.

KOALICIONI I MAJTE 48%.
KOALICIONI I DJATHTE 43,5%.

LSI merr tre mandate në Tiranë, PD dhe PS nga 14

Sa i përket Tiranës, koalicioni i majtë merr 49.5 përqind të votave, kurse koalicioni i djathtë merr 45 përqind të votave. Të përkthyera në mandate janë 17 mandate për të majtën dhe 15 mandate për të djathtën. LSI merr plot 8 përqind. Pra, PS merr 14 mandate, PD 14 mandate, tre mandate LSI, dhe një PDIU, FRD nuk merr asnjë mandat.

Për qarkun e Tiranës pyetjes se kush
i fiton zgjedhjet, përgjigja është:

Koalicioni i majtë 49,5%.

Koalicioni i djathtë 45 %.

PS 38%.

PD 38%

LSI 8%.

FRD 2%

AK 2,5%

Mandatet në Tiranë ndahen

14 PS

14 PD

3 LSI

1 PDIU

Me koalicione.
-Koalicioni i majtë 17 mandate
-Koalicioni i djathtë 15 mandate

Shqiptarët votojnë programin, jo liderin
Të pyeturit kanë deklaruar se tyre u intereson më së shumti programi i një partie dhe shumë pak interesohen për liderin e koalicionit apo për vetë koalicionin. Në një tjetër pyetje, më shumë shqiptarë thonë se po e ndjekin fushatën, por pa interes.

Papunësia
Ashtu edhe si në sondazhin e parë, shqiptarët sërish thonë se problemi kryesor që kanë është papunësia, me 74 përqind të të pyeturve që e shohin si problemin kryesor. Më pas vjen kriza ekonomike dhe vijon ligjshmëria dhe lufta ndaj korrupsionit.

Rama e drejton fushatën më mirë
Më shumë shqiptarë mendojnë se fushatën elektorale e drejton më mirë dhe në mënyrë më bindëse Edi Rama. Por sërish janë plot 38 përqind që nuk e dinë ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›