E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Manëz, prezanton kandidatët për deputet

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot në Manëz, kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit.

Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se gjatë 4 viteve të ardhshme do të bëhet gjithçka për të zhvilluar jo vetëm Manzën dhe Durrësin por edhe të gjithë Shqipërinë.

 Ne na bashkojnë shumë gjëra, pavarësisht mendimeve të ndyshme, Do të bëjmë gjithçka për Manzën, për Durrësin e zhvilluar, për Shqipërinë e zhvilluar, për Shqipërinë europiane. Durrësi dhe shqiptarët sëbashku e bën Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, së bashku ne ia dolëm që të firmosim marrëveshjen e MSA-së, së bashku ne ia dolëm të ecim vizat dhe të lëvizim të lirë në mbarë Europën, sëbashku ne merituam statusin e vendit kandidat. Këto vite u rritën rrogat më shumë se kurrë. Ju sot e ndjeni dhe e prekni që Manza sot prodhon sa kurrë në historinë e saj. Ju e dini se në vitet e krizës ekonomike, mundi dhe djersa juaj bëri të mundur që ky vend dhe kjo ekonomi të eci përpara. Ju tani udhëtoni në rrugë që nuk i kishit më parë. Pra mundi dhe djersa juaj i shndërruan këto vite në integrim të Shqipërisë tha Berisha.

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›