Berisha ne New York per Asamblene e OKB-se
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha u nis sot per ne New York ku do te marre pjese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Sipas njoftimit te kryeministrise vizita do te jete disa ditore dhe Berisha do te kete takime me homologe te tij personalitete boterore te pranishem ne punimet e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara si dhe me drejtues te sipermarrjeve te medha amerikane.
Kryeministri Berisha do te marre pjese ne takime te ndryshme si ne takimin Objektivat Zhvillimore te Mijevjecarit Millenium Development Goals ne samitin e Lidereve te Ballkanit ne hapjen e punimeve te Forumit Klinton etj..- thuhet ne njoftim.