Sidoqofte opera behet
Bisede me drejtorin e Teatrit te Operes ne prag te sezonit te ri kalendari audicionet artistet e huaj dhe buxheti qe nuk del kurre
Ne prag te sezonit te ri operistik drejtori i Teatrit te Operes dhe Baletit Zhani Ciko flet per situaten problemet qe jane evidentuar ne menyre te perhershme ne institucionin qe ai drejton. Ai premton se stina e ftohte nuk do te jete me shqetesim per publikun.
Ne proces permiresimi i akustikes se teatrit dhe rikonstruksioni i jashtem.
Zoti Ciko do donim te benim nje analize te shkurter te punes qe ben Teatri i Operes para sezonit artistik politiken qe ndjek ne zgjedhjen e veprave artisteve dhe nevojat qe ka teatri per te filluar punen.
E rendesishme eshte te sqarojme politiken kulturore te institucionit. Kriteri baze i punes sone eshte rritja e cilesise artistike ne realizimin e veprave qe kemi ne program. Tashme dihet qe koncepti mbi te cilin ndertohen repertoret eshte multikulturalizmi. Ne kalendaret tane perfshihen vepra te periudhave te ndryshme qe nga muzikore baroke deri ne ditet tona. Ka rendesi qe vepra te ngjalle interes te publiku qe salla e teatrit te jete rregullisht e mbushur me spektatore. Sigurisht qe disa shfaqje priten me mire per disa te tjera interesi vjen me vone. Teatri eshte vazhdimisht ne ndryshim ne levizje edhe ne menyren sesi i trajton veprat.
Kur behet programi i nje sezoni mbajme parasysh muziken shqiptare veprat qe kane mbetur sirtareve po ashtu veprat e reja. Zgjedhim ato qe kane cfare ti thone spektatorit. Patem sivjet baletin Delina qe erdhi pas 50 vjetesh ne skene. Ose opera e saposhkruar e David Tukicit Jeta eshte enderr.
Baleti Delina nuk eshte rasti qe flet per komunikim me spektatorin...
Nuk eshte si ne rastin e baletit Liqeni i Mjellmave apo te nje vepre tjeter. Ne asnje vend nuk ndodh qe te gjitha veprat te kene te njejtin interes publik. Ka vepra qe vihen per arsye me madhore sesa thjesht shitja e biletave. Delina eshte shfaqur pak ne kohen e vet per shkak se disa aspekte te baletit u kritikuan nga regjimi i atehershem. Per 50 vjet vepra nuk u shfaq por ama eshte konsideruar nje nga me te mirat e muzikes shqiptare. Per kete arsye dhe per arsye se kete veper e mori ne dore Agron Aliaj qe e trajtoi ne nje koncept tjeter baletin menduam qe vepra duhej te shfaqej. Ajo u restaurua dhe tani nuk mungon ne biblioteken e DVD-ve te Operes.
Pra eshte nje veper per kompozitoret
Edhe kjo nuk eshte pak. Nje shfaqje quhet e realizuar kur kontribuon ne planin publik apo qofte edhe ne planin historik. Nuk mund te marrin cdo vit Karmenin ose Traviaten. Rikthimi te veprat qe e kane te garantuar publikun eshte ceshtje e nje strategjie. Mendohet mire kur do vihet ne skene cfare ka te re cfare mund te kompensoje ajo. Kjo eshte politike komplekse e nje teatri qe ndonjehere behet mire ndonjehere nuk e mberrin qellimin e caktuar.
Bordi vendos per keto
Veprat zgjidhen nga Teatri dhe i propozohen Bordit i cili eshte me njerez te jashtem. Ai ka te drejte ti pranoje ose jo.
Kush jane njerezit qe ia propozojne Bordit
shte nje proces i gjate i cili fillon me artistet. I pyes se cfare rolesh kane ata ne ecurine e tyre marr propozime nga ata. Keto jane mendimet e brendshme. Te tjerat jane propozimet nga njerezit qe kemi jashte. Rol te rendesishem ne kete proces luaj une se per kete jam drejtor i pergjithshem. Une marr propozimet konsultohem me drejtues te tjere te stafit artistik te teatrit dhe mbi kete baze hartoj programin.
Keni vendosur per kalendarin premierat artistet shqiptare qe do angazhohen artiste te ftuar
Sezoni hapet me operen Perrallat e Hoffmann-it te Jacques Offenbach-ut qe do te ktheje Inva Mulen. Deri me tani ne e kemi ftuar ajo ka ka gjetur nje periudhe te lire ka zbritur nga avioni ka kenduar dhe ka ikur. Kesaj here interpreton tri karaktere te ndryshme ne te njejten veper. Ne vazhdim kemi nje shfaqje koreografike qe mbyll Vitin e Shopenit. shte nje krijimtari origjinale e realizuar nga Enada dhe Gerd Vaso. Kete vit perkujtojme Tefta Tashkon nje soprano qe inicioi muziken kulte ne Shqiperi. I kushtojme nje mbremje ku interpretohet pothuajse e gjithe krijimtaria e saj. Kalendari vijon me operen Otello nje nga produksionet me te medha qe ia besojme teresisht artisteve kryesore te teatrit. Ne fund te vitit kemi opereten Vejushat Gazmore dhe ballon e Vitit te Ri. Gjithsej behen 7 produksione te reja.
A i permbush nevojat e teatrit buxheti i dhene nga Ministria e Kultures
Teatri duhet te tentoje vete per te gjetur burime te tjera. Shteti nuk mund ti mbuloje gjithe zerat. Kete e kemi zgjidhur me thithjen e fondeve nga partneret tane telefonike bankat fondacionet ambasadat partneret mediatike.
Buxheti i Ministrise mbulon rrogat e administrates pagesat shpenzimet elektrike dritat qirane. Ajo qe ngelet perdoret per projektet artistike qe pasurohet me fondet qe ne gjejme ne menyre private. Sivjet Ministria e Kultures ka dhene buxhet me shume se cdo here tjeter. Fale kesaj kemi kete vit numrin me te madh te te rinjve qe aktivizohen ne Teatrin e Operes rreth 30. Gjithashtu eshte akorduar nje fond per artistet eminente. Kete vit do te kerkohet nje fond edhe per artistet e huaj qe vijne ne Shqiperi.
Ftohen artiste te huaj behen shpenzime per ta dhe shpesh niveli i tyre ka rezultuar i manget
Ajo ndodh kudo. Ne radhe te pare kjo vjen jo nga zgjedhja e gabuar por nga mundesite. Kengetaret e huaj ata me emer kane tarifa te paperballueshme per ne.
Pak me pare u lane ne hije veshtiresite financiare. Me mbeshtetjen financiare te MTKRS u duk se teatri superonte gjithcka
I kemi mundesite por deri ne nje nivel te caktuar. Mua me duket e pamoralshme qe ne vendin ku jetojme me problemet qe kemi Teatri i Operes te paguaje dhjetera mijera euro per nje artist. Per kete kerkoj kengetare te tjere te cilet ne nje rast rezultojne te mire nganjehere jo por sidoqofte opera behet.
A nuk testohen qysh me pare keta artiste a ka audicione qe provojne vlerat e tyre vokale
Per cdo veper ka audicione. Ne marrim nga te huajt vetem ata zera qe nuk ndodhen ne 28.000 km2 te Shqiperise.
Perse duhej per shembull te kishim nje tenor italian per Manon Lescaut dhe me nje nivel mesatar
Ate rol nuk e kendonte askush ketu. Kerkon nje ze akoma me te fuqishem te nje karakteri tjeter dramatik. Tenori italian e kendoi rolin nga fillimi ne fund.
Kaq duhet kerkuar
Ne bejme maksimumin tone.
Te Anna Bolena regjisorja Eleonora Patterniti nuk realizoi as ato qe premtoi. Ne karrieren e saj numeronte vetem nje veper te realizuar. Perse i lihet nje veper ne Shqiperi
Mua nuk me duket e keqe qe te vije dikush te debutoje. Kjo eshte gje e mire. Disa emra nuk vijne kot ketu. Ne kemi disa pika referencash me drejtues teatrosh. Ne rastin e Anna Bolenes kishim nje dekor te realizuar nga Platon Bardhi per nje veper qe do vihej ne Trieste. Aty nuk u realizua. Ftuam regjisorin e kesaj vepre ne Shqiperi ai nuk erdhi per shkak te impenjimi dhe ne vend te tij erdhi asistentja. te keqe ka
Te flasim pak per nje tjeter problem qe calon ne teater. Marketingu dhe promovimi i shfaqjeve. fare duhet bere me shume
Forma e vetme e reklamimit qe ne kemi perdorur jane spotet televizive. Promocioni eshte i kushtueshem dhe ka ardhur koha qe ai te jete i nje niveli me te larte.
Une vete para nje shfaqje dal ne emisione ne cdo televizion ne cdo gazete dhe nganjehere me duket se behem pak i tepruar vetem per tia dhene publikut njoftimin per nje shfaqje te re. Forma te tjera promocioni jane banerat qe vendosen para teatrit spotet televizive dhe radiofonike.
Kjo eshte forme marketingu mjafton
Sektori i nje promocioni me te mire ka nevoje edhe per me shume. Do nje mbeshtetje me te mire dhe duhen siguruar mjete dhe forma te tjera.
Sivjet edhe baneri i perhershem nuk ka hapesiren maksimale per tu prezantuar. Krah tij rri kalendari i aktiviteteve per Nene Terezen. Sheshi kryesor e ben ambientin para teatrit aspak mikprites.
Evenimenti ka kaluar ne edhe mund ta heqim ate. Do te shikohet ata qe mendojne per dekorin e qytetin nese kane mundesine per ta vendosur diku tjeter le ta vendosin.
Sivjet jemi edhe para ketij fakti qe po behen riparimet ne shesh. Ku ka gje me te bukur se te shohim nje shesh te sistemuar Por duhej respektuar me shume institucioni yne. Fazat e rikonstruksionit mund te jene te ndryshme jo ne kete menyre saqe na krijohet veshtiresia e madhe per te hyre dhe per te dale ne opera.
Po e mbyllim biseden me nje pyetje qe ju takon personalisht juve. Ne diskutimet per daljen ne pension te drejtuesve te institucioneve qe kane mbushur moshen eshte permendur edhe emri juaj. Keni marre paralajmerime apo ndonje vendim
Une jam nje njeri i vendosur nga nje nomenklature e posacme e cila zbaton ligjet e shtetit shqiptar. Megjithate ka nje kujdes qe ky aspekt njerezor te jete sa me i natyrshem dhe sa me normal duke pare edhe interesat e institucionit edhe interesat e shendetit tim. Per sa i perket moshes gjithmone ka te beje me anen sesi i perballon njeriu vitet qe ka mbi supe. Ne kete drejtim e gjykojne ata qe me kane caktuar ne kete vend dhe publiku.