E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto kerkon lehtesim vizash per shqiptaret nga Britania e Madhe



Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje ne nje takim ambasadoren e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane Fiona Mekullam. Gjate ketij takimi Haxhinasto propozoi qe edhe mes Shqiperise dhe Britanise se Madhe te filloje puna per pergatitjen e nje plan-veprimi dypalesh per te lehtesuar dhe me pas liberalizuar sistemin e vizave per qytetaret shqiptare. Ministri Haxhinasto theksoi se do te ndjeke me perparesi konsolidimin e sherbimit diplomatik dhe ne kete kontekst kerkoi qe mes dy Ministrive te Jashtme te dy vendeve te nenshkruhet nje protokoll bashkepunimi per trajnimin dhe shkembimin e diplomateve me qellim rritjen e kapaciteteve dhe cilesise se Trupit Diplomatik Shqiptar. Ambasadorja Mekullam vuri ne dukje se Britania e Madhe do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne procesin e saj te integrimit europian. Ne planin dypalesh ajo evidentoi vizitat e shumta qe pritet te zhvillohen ne muajt shtator-tetor ne Tirane nga personalitete te ndryshme britanike si dhe takimin nderkombetar te Unionit te anglishtfolesve qe zhvillohet per here te pare ne Shqiperi me 21 tetor. Aktivitet i rendesishem do te jete dhe mbledhja e Forumit te dyte te Biznesit qe do te zhvillohet ne Londer ne 7-8 tetor per nxitjen e investimeve britanike ne Shqiperi.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›