Berisha ne Nju Jork, ftese investitoreve Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha informoi dje ne detaje, ne Nju Jork, investitoret amerikane ne lidhje me te gjitha potencialet qe vendi yne ofron, si dhe zhvillimin ekonomik. I pranishem ne Forumin e Pare te Investimeve SHBA - Shqiperi, me pjesemarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipermarrjeve amerikane, kreu i qeverise beri nje prezantim shumeplanesh te zhvillimit ekonomik te vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskale, reformave ekonomike, fiskale dhe dixhitalizimit te procedurave administrative te ndermarra nga qeveria shqiptare. Prezantimi i kreut te qeverise, ishte ne funksion te berjes se vendit sa me terheqes per investimet e huaja, e deshmuar nga niveli i larte i rritjes se investimeve te huaja ne vend, si dhe te potencialeve zhvillimore te vendit ne te gjitha fushat, ne pasurite e saj te medha natyrore, ne infrastrukture, ne energjetike, ne fushen e turizmit, etj. Kryeministri ftoi sipermarresit amerikane te investojne ne Shqiperi, duke i garantuar ata se do te jene te mirepritur, do te gjejne nje mjedis shume miqesor per investimet dhe projektet e tyre, do te jene nje histori suksesi. Forumi, i pare i ketij lloji qe mbahet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, u prit me interes te madh nga perfaqesuesit e kompanive dhe grupeve financiare amerikane qe e ndoqen ate. Nje pjese e tyre kane projekte konkrete qe pritet t'i prezantojne ne Shqiperi. Nder kompanite dhe grupet financiare me te medha te pranishme ishin Google; Coca Cola; kompania minerare Alcoa; American Express qe ofron sherbime financiare; Bechtel; kompania e sigurimeve dhe sherbimeve financiare Chartis; UBS; Patton Boggs; Marriot Group; Behre Dolbear; Morgan Stanly; etj. Te pranishem ne Forum ishin edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani; Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto; Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumci; ambasadore, etj. Sesioni i pare i Forumit u pershendet edhe nga kongresmeni Eliot Engel, Presidenti i Fondit Amerikan te Zhvillimit Michael Granoff, Ambasadori Fank Eisner dhe nga Tony Podesta, President i Podesta Group. Nderkohe qe sesioni i pare i ketij Forumi u hap nga Eneida Guria, Drejtore e Agjencise per Investimet dhe Zhvillimin (AIDA). Gjate ketij sesioni u shfaq edhe nje video promovuese e Shqiperise, natyres dhe potencialeve te saj.
Potencialet e Shqiperise per invesitoret e huaj
Pas pjesemarrjes ne Forumin e Pare te Investimeve SHBA-Shqiperi, me pjesemarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipermarrjeve amerikane, kryeministri Sali Berisha, renditi fushat kryesore ku mund te investohet ne Shqiperi.
Zoti Kryeminister, jane mbi 100 kompani amerikane, nder keto shume te medha, te cilat kane interes per Shqiperine, te shprehur edhe ne kete Forum. Cfare vleresoni qe e ka nxitur kete interes te madh?
Se pari, deshiroj t'i falenderoj shume perzemersisht per pranine e tyre ketu. Natyrisht, prania e tyre eshte deshmi e interesit per potencialet e medha qe ofron sot Shqiperia per investitoret amerikane dhe investitoret e te gjithe vendeve. Prania e tyre ketu eshte nje deshmi e vullnetit qe ata kane per te shqyrtuar te gjitha keto mundesi, per te marre informacionin me te madh te mundshem dhe per te ndjekur shembullin e atyre investitoreve, te cilet bene qe Shqiperia ne vitin 2010 te kete investime direkte te huaja rreth 3 here me shume se ne vitin 2006, qe Shqiperia, ne vitin 2010 te jete i vetmi vend ne Evropen Juglindore me rritje te investimeve te huaja.
Konkretisht ku do te donit te perqendrohej investimi amerikan ne Shqiperi. Cili eshte interesi i Shqiperise per investitoret amerikane?
Shqiperia ka fushat e veta te medha sic jane energjia, turizmi, minierat, arsimi, por sugjerimi im eshte aty, ku ata gjejne perfitimin me te madh.