E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranes Te lirohen trotuaret deri me 1 Tetor

Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licencuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë, deri me datë 1 tetor të këtij viti.

“Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.

Sipas saj, Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës bën të ditur se nëse nuk do të respektohen këto afate, atëherë Policia Bashkiake do të ndërhyjë për të zbatuar ligjin në mënyrë rigoroze”, përfundoi Bisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›