Ne Lushnje dy vatra te medha zjarresh ne te njejten ore
Dy vatra të mëdha zjarresh janë shfaqur në të njëjtën orë
Dy vatra të mëdha zjarresh janë shfaqur në të njëjtën orë në rrethin e Lushnjës.
Vatra e parë është shfaqur në fshatin Xeng të Divjakës dhe e dyta në Ardenicë të Kolonjës.
Ndërhyrja e forcave të shumta për fikjen e tyre ka bërë të mundur izolimin e përhapjes së flakëve në territore të tjera.
Zjarri në Ardenicë ka rënë 500 metra pranë Manastirit madje ka rrezikuar edhe antenat e të gjitha mediave të vendit tonë.
Duke qenë se zona e Ardenicës përshkohet nga pylli me pisha, flaket janë përhapur me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë qenë të parët banoret e zonës dhe murgjit e manastirit ata që janë përpjekur të shuajnë flakët me batanije dhe shkurre të njoma derisa ka arritur ne vend ngjarje mjetet zjarrfikëse.
Ndërsa vatra tjetër e zjarrit në Lushnjë ka qenë në Xeng të bashkisë Divjakë.
Si pasojë e erës, zjarri është përhapur në disa vreshta dhe plantacione me dru frutore.
Zjarrfikës nga Lushnja, por edhe nga Divjaka kanë shkuar menjëherë pranë zonës së ndezur nga flakët dhe po punojnë për shuarjen e tyre.