Berisha ne OKB Lufta kunder korrupsionit sfida jone e mijevjecarit

NEW YORK- Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur nje fjalim ne Samitin e Organizates se Kombeve te Bashkuara me teme Objektivat e Sfides se Mijevjecarit ku ka vene theksin tek arritjet e Shqiperise ne 20 vitet e fundit dhe tek reformat qe vendi duhet te beje per integrim ne Bashkimin Evropian. Duke iu referuar fjalimit te tij ne OKB ne vitin 1992 Berisha tha se vendi asokohe kishte me shume bunkere sesa apartamente banimi per qytetaret e vet.
Ne fjalen e tij Berisha tha se gjate viteve te fundit te ardhurat e qytetareve jane rritur me dhjetra here dhe se fundi jemi nje nga vendet qe megjithe krizen boterore kemi patur rritje ekonomike.
Shqiperia ridimensionoi objektivat e mijevjecarit tha Berisha duke i pershtatur me ato te Bashkimit Evropian. Shqiperia ka rritur shpenzimet per shendetesine arsimin dhe per shume sektore te tjere.
70 per qind e maturanteve qe mbaruan shkollen e mesme kete vit kane hyre ne Univeristet ndersa numri i studenteve eshte shumefishuar dhe cdo shkolle eshte pajisur me internet- tha Berisha.
Shqiperia eshte nje vend qe ka bere investime te medha vazhdoi me tej kryeministri ne infsratrukture ne rruge energji sherbimin shendetesor ndersa sot eshte anetare e Natos dhe po ben progres per ne BE.
Ndersa ka paraqitur progresin qe Shqiperia ka bere gjate ketyre viteve Berisha u ndal edhe tek sfidat qe Shqiperia ka perpara. Ai tha se megjithe arritjet vendi ka rruge jo te lehte para.
Mijera qytetare perballen cdo dite me papunesine e cila ka arritur ne 11 per qind- tha Berisha.
Infrastruktura kerkon investime te medha. Reformat jane percaktuese dhe lufta kunder korrupsionit eshte kusht vendimtar per mua tha ai per arritjen e objektivave.