E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Pa rolin e Shqiperise Kosova nuk do te qe konsoliduar kaq mire si shtet

Nju Jork 22 shtator NOA - Pa rolin qe ka luajtur Shqiperia nuk do ishim ketu ku jemi sot ne konsolidimin e shtetit te Kosoves.

Keshtu ka deklaruar ndihmes-sekretari i Shtetit te SHBA per ceshtjet e Evropes dhe Euroazise Philip Gordon gjate nje takimi me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto ne Nju Jork ne kuader te punimeve te sesionit te 65-te te Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Gjate takimit Ndihmes Sekretari i Shtetit Gordon shprehu vleresimet me te larta per nivelin e shkelqyer te marredhenieve qe ekzistojne mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara si dhe angazhimin e shtetit amerikan per thellimin e metejshem te ketyre marredhenieve.

Ne kete kuader ai shprehu falenderimet e tij per ndihmen qe Shqiperia eshte duke dhene ne Afganistan si dhe per punen lobuese qe vendi yne ka bere deri ne kete moment per ceshtjen e Kosoves si perpara ashtu edhe pas daljes se vendimit te GJND-se.

Haxhinasto dhe Gordon nder te tjera shkembyen mendime ne lidhje me zhvillimet me te fundit ne Shqiperi duke u ndalur vecanerisht ne perpjekjet qe qeveria eshte duke bere ne drejtim te forcimit te shtetit ligjor si dhe ruajtjes se tendences pozitive ne rritjen ekonomike te vendit.

Gjtihashtu Haxhinasto dhe Gordon u ndalen edhe ne zhvillimet ne rajon duke shkembyer mendime mbi progresin e bere deri tani ne drejtim te konsolidimit te paqes dhe sigurise si dhe te proceseve integruese ne institucionet euro-atlantike.

Ne kete drejtim u vleresuan perpjekjet qe vendi yne eshte duke ndermarre per krijimin e nje klime te re bashkepunimi mes vendeve te rajonit perfshi edhe Serbine me perspektiven e qarte te integrimit evropian.

Nga ana e tij Gordon riafirmoi edhe njehere mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara per reformat e nderruara nga shteti shqiptar duke vleresuar gjithashtu rolin e Shqiperise si nje model bashkepunimi me vendet e tjera.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/politike/87-politike/31037-shba-pa-rolin-e-shqiperise-kosova-nuk-do-te-qe-konsoliduar-kaq-mire-si-shtettitleSHBA Pa rolin e Shqiperise Kosova nuk do te qe konsoliduar kaq mire si shtettheme blue nickagjencianoa var JOOMLACOMMENTMSGDELETE = Are you sure you want to delete this comment var JOOMLACOMMENTMSGDELETEALL = Are you sure you want to delete all comments var JOOMLACOMMENTWRITECOMMENT = Shkruaj nje koment var JOOMLACOMMENTSENDFORM = Posto var JOOMLACOMMENTEDITCOMMENT = Edit comment var JOOMLACOMMENTEDIT = Edit var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATE = Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATECAPTCHA = Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATECAPTCHAFAILED = Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh var JOOMLACOMMENTFORMVALIDATEEMAIL = To be notified please enter your email var JOOMLACOMMENTANONYMOUS = Anonymous var JOOMLACOMMENTBEFOREAPPROVAL = Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval. var JOOMLACOMMENTREQUESTERROR = Request failed var JOOMLACOMMENTMSGNEEDREFRESH =

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›