PS Cmimi i telefonise fikse abuziv

Partia Socialiste denoncoi sot rritjen e cmimit te sherbimit te telefonise fikse.
Sipas deputetes Olta Xhacka ky sherbim eshte tashme 20 perqind me shtrenjte per abonentet familjare.
Deshirojme tu bejme me dije sot per vendimin e Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare per rritjen e tarifave te telefonise fikse. Ne date 5 Korrik 2010 AKEP me ane te kesaj letre i njofton Ministrave te linjes si dhe Kryeministrit per rritjen e tarifave te telefonise fikse ne te gjitha nivelet duke filluar nga nje rritje me rreth 20 per konsumatoret. Kjo amulli e shtetit shqiptar nuk ndodh kurre kur jane ne loje interesat e nje pushtetari por kjo behet normale kur shkelen interesat e te gjithe shqiptareve. Ky eshte shteti i Sali Berishes sot ku interesat e shqiptareve jane te fundit ne liste pas pushtetareve tha Xhacka.