E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne OKB Prezantim reformave dhe lobim per Kosoven

Prezantimi i reformave te Shqiperise si shembulli me i mire i zhvillimit dhe lobimi per ceshtjen e njohjes se Kosoves shtet jane dy qellimet e percaktuara qe ne Tirane nga Kryeministri Sali Berisha per ne OKB. Kryeministri Berisha mori pjese dje ne punimet e samitit Objektivat e Sfidave te Mijevjecarit i cili perkon me dhjetevjetorin e samitit te shpalljes se ketyre objektivave. Ne nje interviste dhene Televizionit Publik Shqiptar Kryeministri u shpreh se do ta paraqese Shqiperine si shembullin me te suksesshem ne realizmin e ketyre objektivave. Kryeministri theksoi se nje qellim tjeter madhor i takimeve qe do te realizoje eshte edhe lobimi perpjekja per te inkurajuar per te diskutuar me homologe e personalitete te tjera njohjen e pavaresise se Kosoves tashme ne klimen e re te krijuar pas vendimit te Gjykates Nderkombetare. Mora pjese ne samitin e Objektivave te Sfidave te Mijevjecarit i cili eshte dhjetevjetori i samitit te shpalljes se ketyre objektivave. Ketu kane ardhur lidere nga e gjithe bota per te paraqitur progresin e bere ne realizimin e ketyre objektivave te cilat synojne para se gjithash luften eficente kunder varferise shkollimin sherbimin shendetesor kohezionin social zhvillimin e qendrueshem - deklaroi z. Berisha. Ai vuri ne dukje qellimin e vetem Sigurisht qe do te paraqes Shqiperine si shembullin me te suksesshem ne realizimin e ketyre objektivave mbasi Shqiperia eshte i vetmi vend i cili ne nje hark kohor te shkurter ia doli te shkeputet nga vendi me te ardhurat me te uleta ose nder me te uletat ne planet ne vendin me te ardhura te mesme dhe tani ne dy muajt e fundit eshte shpallur ne vendin me te ardhura te mesme te larta. Por qellim tjeter madhor eshte lobimi perpjekja per te inkurajuar per te diskutuar me koleget e tij perendimore njohjen e pavaresise se Kosoves sidomos tani ne klimen e re te krijuar pas vendimit te Gjykates Nderkombetare. Ne kete kontekst Berisha shfrytezoi takimet me Kryeministren e Bangladeshit me drejtuesit e Kenias me Presidentin e Timorit Lindor dhe lidere te tjere. Ajo qe mund te them eshte se ekziston nje predispozite e plote per te vendosur pozitivisht. Ky ishte premtimi qe mora nga Kryeministrja e Bangladeshit ky eshte premtimi qe mora nga drejtuesit e Kenias te cilet me siguruan se e kane ne shqyrtim ceshtjen dhe se edhe faktore te tjere kane nderhyre ne kete drejtim - theksoi z. Berisha. Ai konfirmoi me tej Presidenti i Timorit Lindor me tha se para se te nisej ka nisur nje debat ne Parlamentin e vendit te tij lidhur me njohjen e Kosoves. Por ne korridoret e OKB-se pata edhe nje takim te shkurter te shkelqyer me Presidentin Nikola Sarkozy bisede e cila u fokusua teresisht ne viziten e tij te ardhshme ne Shqiperi. Gjate vizites sime ne Elise Presidenti Sarkozy me ka premtuar ne menyre te qarte se do vizitoje Shqiperine. Presidenti Sarkozy me rikonfirmoi vendosmerisht deshiren e tij dhe vendimin e tij per nje vizite te ardhshme ne Shqiperi. Kurse pyetjes semediat ne Tirane jane shprehur se Franca mund te jete nje nga vendet qe mund te bllokoje procesin e vizave z. Berisha iu pergjigjFranca eshte nje vend themelues i Bashkimit Evropian dhe une jami bindur se ne rast se Franca me te drejte shqyrton me kujdes te gjitha standardet e realizuara Shqiperia do kete mbeshtetjen e plote te saj dhe jam i bindur se Franca kete qendrim ka pra deshiron te sigurohet qe standardet jane realizuar. Por kete nuk e deshiron vetem Franca por cdo vend anetar te cilet kane marre tani vendimin pas komisionit dhe tri heshtjeve te shtruara ne korrik dhe eksperteve dhe po bejne shqyrtimin per te cilin une kam bindje dhe besim te madh qe do te jete nje pergjigje pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›